Buletini i Standardeve Shqiptare është një botim informativ periodik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Në këtë numër, Buletini Nr. 76 mund të gjeni standarde të adoptuara dhe standarde të shfuqizuara, për mendim publik gjatë periudhës Korrik - Shtator 2018, nga komitetet teknike të standardizimit, të cilat janë organizmat e punës së DPS-së, që nuk bëjnë pjesë në organikë dhe aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit.
Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe të shfuqizuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe që nuk përfshihen në Katalogun e Standardeve Shqiptare 2018.
Standardet e adoptuara janë gjykuar që janë më të përdorshmit dhe më të domosdoshmit në ekonominë shqiptare, sot dhe në të ardhmen.
Buletini Nr. 76 përmban:
Ky buletin do t’u shpërndahet në formë elektronike dhe hard copy të gjitha ministrive dhe disa subjekteve private të përzgjedhura nga DPS-ja të cilat kanë blerë standarde pranë saj. Ministritë janë të lutura, që materialet e këtij buletini t’ua bëjnë të njohura të gjitha subjekteve publike të vartësisë së tyre si dhe atyre private, me synim ndër të tjera:
rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;
zgjimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të DPS-së.
Informacion më të zgjeruar në lidhje me botimet në periudha të tjera kohore, mund ti gjeni në: Serinë e Buletineve