DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Falë standardeve, shërbimet tani ofrohen me një ‘buzëqeshje’

Me zhvillimin që ka marrë sektori i shërbimit, si sektori më i madh punëdhënës dhe gjeneruesi i Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) në mbarë botën, duke tejkaluar dukshëm sektorin industrial, standardet në fushën e shërbimit asnjëherë nuk kanë qënë më të nevojshme sa tani. Organizmat europiane e ndërkombëtare të standardizimit (Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit ISO dhe Komiteti Europian për Standardizimin CEN) janë duke e parë këtë sektor me prioritet.

Ka shumë mundësi që ju të jeni një nga ofruesit e shërbimi, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë botërore e cila llogarit më shumë se 70% të GDP ose përafërsisht 55 trilion USD gjatë 2014 (informacioni marrë nga raporti i 2015 i Bankës Botërore). Por është absolutisht e sigurtë që ju jeni një konsumator i këtyre shërbimeve – sa herë që prisni flokët, vizitoheni te mjeku, rezervoni pushimet, zgjidhni një restorant, ndiqni një kurs trajnimi, bëni një telefonatë, ose kontaktoni me një konsulent biznesi, ju jeni pjesë e marrjes së këtyre shërbimeve. Ky sektor është duke u zhvilluar në mënyrë dinamike. Për shembull, jo shumë kohë më parë, shërbimet online të tilla si e-banking (sistemet bankare) dhe të bërit shoping ishin të panjohura për ne. Tani ato janë një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë tonë për shumë prej nesh.

Ekonomia e shërbimit përfshin organizata të mëdha ndërkombëtare të tilla si linjat ajrore, bankat, kompanitë e sigurimeve, ofruesit e telekomunikacionit e hotelerisë, si dhe miliona ndërmarrje të vogla të tilla si restorantet, lavanderitë dhe dentistët si edhe shërbime e panumërta që kryhen midis vetë bizneseve.

Prandaj nuk është çudi, që ofrimi i shërbimeve ose i mallrat "të paprekshëm", të tejkalojë sektorin industrial në vendet më të zhvilluara dhe ato në zhvillim, si pjesa me rritjen më të shpejtë të ekonomisë botërore dhe punëdhënësi më i madh. Shërbimet ose sektori i shërbimeve ndaj të tretëve karakterizohet në thelb nga prodhimi i shërbimeve në vend të produkteve, të prodhuara, të rritura, të peshkuara apo të industrisë së nxjerrjes e përpunimit të mineraleve. Një "shërbim" mund të përkufizohet si rezultat i të paktën një aktiviti të kryer midis furnizuesit dhe konsumatorit që është përgjithësisht i paprekshëm.

Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) dhe Komiteti Europian për Standardizimin (CEN) po punojnë për hartimin dhe miratimin e standardeve të shërbimeve. Puna për këtë sektor përfshin si standardet e përgjithshme (horizontale) që kanë aplikim të gjerë në sektorin e shërbimeve ashtu edhe standardet specifike për secilën fushë vertikalisht, të cilat zbatohen në fushat e veçanta të shërbimeve si turizmi, financa, kërkim i tregut, etj.

"CEN ka përvojë të gjerë në hartimin e standardeve për shërbimet, dhe ka gjetur mbështetjen në nivel politik nga një referencë e qartë për mundësinë e standardizimit për të ndihmuar e përmirësuar në ofrimin e shërbimeve brenda tregut të brendshëm, që janë Rregullorja 1025/2012 mbi Standardizimin Europian (e cila synon përmirësimin e sistemit të standardizimit europian, fuqizimin e CEN dhe CENELEC për hartimin e standardeve të shërbimeve dhe jo vetëm të produkteve), dhe së fundmi në një Komunikim të Bashkimit Europian ”Përmirësimi i Tregut Unik: më shumë mundësi për konsumatorët dhe bisnesin që parashikon krijimin e “Iniciativave të përbashkëta në Standardizim” ndërmjet Komisionit, industrisë përkatëse, organizatave evropiane të standardizimit dhe komunitetit të standardizimit në përgjithësi".

Qëllimi i këtyre iniciativave është të modernizohet bashkëpunimi ekzistues dhe të përshpejtohet procesi i miratimit të standardeve. Kjo mbështetje është konkretizuar me kërkesën (Mandati M / 517) për të standardizuar standardet horizontale për të gjitha llojet e shërbimeve të tilla si, prokurimi, kontratat dhe vlerësimet e performancës.​

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al