DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Ndërkohë që ne festojmë rolin kryesor, që gratë kanë në botë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), njofton publikimin e dokumentit të saj të parë udhëzues, të njohur në mbarë botën, kushtuar mbështetjes së grave sipërmarrëse.

Marrëveshja Ndërkombëtare e Punëtorisë (IWA) 34, Sipërmarrja e grave - Përkufizimet kryesore dhe kriteret e përgjithshme, është grupi i parë në botë i përkufizimeve globale në lidhje me sipërmarrjen e grave.

Përmes përcaktimit të përkufizimeve të qarta dhe të qëndrueshme për të përshkruar bizneset në pronësi të grave ose të drejtuara nga to, kjo sipërmarrje ndihmon në lehtësimin e iniciativave aktuale dhe të ardhshme, të cilat synojnë avancimin e fuqizimit ekonomik të grave.

Marrëveshja e re e Punëtorisë Ndërkombëtare (IWA), gjithashtu mbështet drejtpërdrejtë temën e Ditës Ndërkombëtare të Grave të këtij viti, e cila është "Udhëheqja e Grave: Arritja e një të ardhme të barabartë në periudhën e pandemisë së COVID-19".

Marrëveshja Ndërkombëtare e Punëtorisë (IWA 34), është vetëm një nga shumë iniciativat e ISO-s për të promovuar dhe mbështetur rolin e grave në shoqëri përmes standardeve. ISO gjithashtu, zotëron një program ku synohet, që nevojat e grave të merren parasysh në hartimin e standardeve dhe, që gratë të kenë rol të barabartë dhe të rëndësishëm në të gjitha fushat e standardizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i ISO Sergio Mujica tha se: ‘Kontributi i dhënë nga gratë për hartimin e standardeve është kryesor për të realizuar ndryshimet pozitive që duam të shohim në botë’.

“Për më tepër, Standardet Ndërkombëtare janë mjete të fuqishme për uljen e pabarazive dhe promovimin e rritjes së drejtë ekonomike dhe gjithëpërfshirëse. Kjo përfshin dokumente udhëzuese të tilla si IWA 34 dhe shumë të tjerë, që kontribuojnë në Qëllimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG) Nr. 5 për barazinë gjinore”.

Dr. Renae Ferguson-Bufford, Drejtor i Zyrës së Standardeve dhe Cilësisë në Bahamas (BBSQ), anëtare e ISO-s për vendin, tha se gratë mund të përcjellin dhembshuri dhe diplomaci në udhëheqje, gjë, e cila mund të jetë një faktor i fuqishëm i ndryshimit pozitiv.

“Ndjej, që gratë duhet ti përqafojnë dallimet e tyre ndaj burrave edhe nëse kjo ndonjëherë mund të duket si dobësi nga ana e tyre. Ne mund të tregojmë dobësi, por ndërkohë të tregohemi edhe të forta, mund të jemi të mira por të guximshme njëkohëisht dhe kjo është ajo, që do të bëjë ndryshimin në të gjithë botën”.

ISO gjithashtu zotëron qindra standarde të tjera, të cilat kontribuojnë në SDG 5, Barazinë Gjinore, përfshirë këtu edhe ISO 26000, ‘Udhëzime për përgjegjësinë sociale’.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al