Standardet luajnë rol kryesor për të ndihmuar hartuesit e rinj të standardeve në përmbushjen e politikave aktuale. Të tregohesh i shpejtë dhe i shkathët në një botë gjithnjë e në zhvillim do të thotë se, ndryshimi i botës është tashmë sfida më e madhe me të cilën përballen qeveritë kudo në botë.
Nisur nga ky mendim, Forumi Ekonomik Botëror (WEF), ka publikuar një paketë mjetesh për rregullatorët, të cilat përmbajnë metoda dhe teknika, për t'iu përgjigjur ngjarjeve konfliktuese dhe zhvillimit të shpejtë të teknologjisë në atë, që aktualisht njihet si Revolucioni i Katërt Industrial. Standardet janë një nga mjetet kryesore, me anë të të cilave qeverive u rekomandohen të përshkrojnë rrugëtimin e tyre në politikat aktuale.
Zhvillimi i Revolucioni të Katërt Industrial bazuar mbi Rregulloren e Përshpejtuar sjell: ‘Një Paketë Rregullash, e cila përmban një numër teknikash, për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive inovacionit’. Përdorimi i standardeve, nënvizon faktin se, udhëzuesi është rruga nëpërmjet së cilës qeveritë krijojnë besimin e duhur për të pasur qasje në zhvillimin e shpejtë të teknologjisë.
“Standardet, mbi të gjitha janë të rëndësishme për qeveritë, që kërkojnë të bashkëveprojnë, në rastet kur nevojitet siguri për procesin, me të cilin qeverisja do të ndërtohet, zbatohet dhe rishikohet.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës (IEC), kanë paraqitur udhëzime të mënyrës se si përdoren standardet, për të mbështetur rregulla të njëjta”. Paketa e mjeteve të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), gjithashtu rekomandon standarde vullnetare për të zhvilluar dhe nxitur inovacionin.
“Megjithëse vënia në zbatim e paketës (WEF), ndikon në mënyrë të shpejtë, ato gjithashtu mund të përballen me sfida të ndryshme për të qënë koherent me përparimin e teknologjisë dhe se këto paketa duhet të përpunohen dhe rishikohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. ISO paraqet praktika të mirë zbatuara, se si duhet të hartohen standardet”.
Belinda Cleeland, Shefe e Kërkimit dhe Inovacionit të ISO-s, thotë se: ‘Paketa e re është pikërisht ajo që nevojitet në ditët e sotme. “Ne jemi shumë të kënaqur, që kemi kontribuar në paketën ekonomike WEF dhe kemi treguar rolin, që luajnë standardet në hapat e duhur të ecurisë së kohës.
ISO, dhe anëtarët e saj punojnë vazhdimisht me rregullatorët e rinj, në mënyrë që të sigurojnë këdo, se Standardet Ndërkombëtare (ISO), janë mjete të përshtatshme dhe të dobishme për të zgjidhur çështje të politikave publike”.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al