Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN), njofton se më datë 27 tetor 2020 organizon një seminar në internet me temë: "Standardet për inteligjencën artificiale, të cilat përdoren në pajisjet e kujdesit shëndetësor".
Informacion në lidhje me zhvillimin e seminarit në internet!
Inteligjenca artificiale është bërë një nga tematikat kryesore strategjike, e cila ndikon në rritjen ekonomike. Potenciali i ndikimit të inteligjencës artificiale në sektorin e pajisjeve të kujdesit shëndetësor do të sjellë një ndryshim të madh si për profesionistët ashtu edhe për pacientët.
Ekzistojnë një tërësi aplikacionesh të mundshme të inteligjencës artificiale, që mund të ofrojnë pajisje të kujdesit shëndetsor të avancuara, të cilat duhet të marrin parasysh rregullat evropiane, praktikat e industrisë shëndetësore. Për më tepër, pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah rëndësinë e një sistemi shëndetësor efektiv dhe efikas dhe rolin, që mund të luajë inteligjenca artificiale në kujdesin shëndetësor. E ardhmja e shëndetit (dixhital) po zhvillohet shpejt: standardet evropiane dhe ndërkombëtare janë të nevojshme për të siguruar pajisje, që mund të promovojnë transparencën dhe të përdoren në një gjuhë të përbashkët.
CEN dhe CENELEC ftojnë palët e interesuara të marrin pjesë në seminarin me temë: Standardet për inteligjencën artificiale, të cilat përdoren në pajisjet e kujdesit shëndetsor, i cili do të zhvillohet në internet dhe do përfshijë studime të rasteve nga prodhuesit e inteligjencës artificiale, diskutime rreth teknologjisë, seanca diskutimi.
Kush mund të marrë pjesë në seminarin, që do të zhvillohet në internet?
• Specialistët e inteligjencës artificiale
• Përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore
• Profesionistët e shëndetësisë
• Institucionet e hëndetit Publik
• Institutet e kërkimit
• Komuniteti i standardizimit
• Hartuesit e politikave
• Entet Rregullatore
• …dhe palët të tjera të interesuara
Për më tepër informacion në lidhje me seminarin në internet dhe pjesëmarrjen klikoni në adresën e internetit si më poshtë:
https://www.cencenelec.eu/news/events/Pages/EV-2020-22.aspx
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al