Ndërsa roli i inovacionit në nxitjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe evidentimi i sfidave shoqërore janë të njohura, roli që standardet luajnë në mbështetjen ndaj këtij inovacioni nuk është lehtësisht i kuptueshëm.
Një konferencë e ISO-s e mbajtur në CERN, Organizata Europiane për Kërkime Bërthamore, në 13-14 Nëntor 2014, demonstroi se si standardizimi dhe inovacioni janë të lidhura në mënyrë të pashpjegueshme me njëra-tjetrën, potenciali që ato i ofrojnë botës dhe mënyra se si bashkarisht luajnë një rol kyç në jetën e përditshme.
Gjatë dy ditëve të aktivitetit, një numër folësish prezantuan raste studimi duke treguar marrëdhënien midis risive kryesore, të tilla si MPEG ose xheli me bazë alkooli për higjenizimin e duarve, dhe standardeve.
Si teknologjia e mjeteve të komunikimit vjen në shtëpitë tona
Pas ‘epokës’ së televizionit, video-ja doli në treg por kishte standarde të ndryshme dhe si pasojë e kësaj kishte një pamjaftueshmëri ndërveprimi. Zgjidhja në këtë situate ishin standardet për të enkoduar informacionin audio-vizual (p.sh. filmat, video-t, muzika etj) në një format dixhital të kompresuar. Kompresimi ishte përgjigja për ta bërë informacionin gjithnjë e më shumë të përdorshëm për publikun dhe standardizimi ishte çelësi për ta bërë të mundur këtë gjë, në një shkallë më të gjerë.
Kjo është mënyra se si Grupi i Ekspertëve të Imazheve të Lëvizsshme – MPEG (Moving Picture Experts Group) filluan të zhvillojnë standard për kompresimin dixhital të audio-ve dhe video-ve si MP3, MPEG-2, dhe MPEG-4.
Në prezantimin në vazhdim, Leonardo Chiariglione, Drejtuesi dhe bashkë-themeluesi i Grupit të Ekspertëve për Imazhet e Lëvizsshme (MPEG), shpjegoi se çfarë ndodh me audio-n dhe video-n para se ajo të arrijë në ekranet e televizorit dhe telefonave tuaj celular.
Nga larja e duarve me sapun dhe ujë në xhelin me bazë alkooli, në spitale
Didier Pittet, Drejtor, Programi i Kontrollit të Sëmundjeve ngjitëse, në Universitetin e Spitaleve të Gjenevës dhe Fakultetit të Mjekësisë, demonstroi se si, duke ripërdorur të njëjtin proces higjiene në shumë spitale numri i sëmundjeve ngjitëse tek pacientët është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Larja tradicionale e duarve me sapun dhe ujë u zëvëndësua nga proçesi i larjes së duarve, duke përfshirë një gomë duarsh me bazë alkooli dhe falë kësaj higjiena në spitale u rrit së tepërmi.
Në këtë fjalim fantastik, ai na tregoi neve se si higjiena kishte reduktuar shkallën e infeksionit ndër pacientët.
Aktiviteti dy ditor ishte një pikënisje idesh dhe inovacioni, i cili mblodhi së bashku ekspertë dhe akademikë nga një sërë fushash, për të diskutuar se si standardizimi dhe inovacioni janë të lidhur në mënyrë të pashpjegueshme dhe potencialin që ato i ofrojnë botës.