DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

ISO publikon standardin ndërkombëtar ISO 13065, rreth bioenergjisë

"Krijimi i një bumi bioenergjetik të qëndrueshëm me ndihmën e standardit ndërkombëtar ISO 13065, publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) në Shtator 2015"

Standardi i ri ISO 13065, ndihmon në qëndrueshmërinë e produkteve dhe proceseve të lidhura me bioenergjinë, jep zgjidhje shumë të mira në trajtimin e ndryshimeve klimaterike, promovon sigurinë energjike dhe kujdeset për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Transportuesit e bioenergjisë – prodhuar nga lëndë organike të tilla si: druri, produktet dhe kultivimet bujqësore – mund të përdoren për të gjeneruar lëndën djegëse për transport dhe energjinë elektrike, si edhe për ngrohje ose për ftohje.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se do të ketë rritje të nevojave për energjinë e prodhuar nga biomasa deri në 1,827 milion ton naftë, ose 12% më shumë të kërkesës totale të energjisë në botë, deri në vitin 2030. Kjo dyfishon volumin e kërkesave në vitin 1990 (Energjia Botërore, Pikëpamjet e Veçanta të Raportit të Energjisë dhe Ndryshimi Klimaterik 2015).

Standardi i ri ISO 13065:2015 “Kriteret e qëndrueshmërisë për bioenergjinë”, jep një kuadër praktik, duke marrë parasysh aspektet mjedisore, shoqërore dhe ekonomike, për lehtësimin e vlerësimit dhe krahasimin e prodhimit të bioenergjisë dhe produkteve, zinxhirët e furnizimit dhe aplikimit.

Me vendosjen e objektivave ambicioze të disa vendeve dhe rajoneve për bioenergjinë dhe biokarburantet në dekadën e ardhshme, zbatimi i standardit ndërkombëtar ISO 13065 do të shërbejë si mjet për të ndihmuar qeveritë në përmbushjen e objektivave të tyre. Nga zbatimi i tij do të përfitojnë të dy tregjet, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e bërë më konkuruese bioenergjinë, veçanërisht për prodhuesit e vendeve në zhvillim dhe do të shmangen barrierat teknike në tregi.

Zbutja e ndryshimeve klimaterike dhe përmirësimi i sigurisë së furnizimit me energji janë faktorët kryesorë të bioenergjisë - kanë cituar drejtuesit e Komitetit Teknik të ISO-s/PC 248, kriteret e qëndrueshmërisë për bioenergjinë, i cili hartoi dhe miratoi standardin e ri ISO 13065:2015.

“Pothuajse çdo vendi në botë, që prodhon dhe konsumon në forma të ndryshme bioenergjinë, i duhet të zbatojë masa të rrepta mjedisore dhe sociale për të bërë të mundur prodhimin e qëndrueshëm të bioenergjisë dhe biokarburanteve.

Standardi ISO 13065 synon të promovojë prodhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të bioenergjisë, duke i mundësuar në këtë mënyrë përdoruesve të përcaktojnë zonat/fushat për përmirësime të vazhdueshme.

Po kush do të përfitojë?

ISO 13065 siguron një qasje të harmonizuar dhe fokusohet më shumë mbi kriteret e qëndrueshmërisë se sa në përcaktimin e vlerave. Standardi mund të zbatohet nga përdorues të ndryshëm dhe përfitimet vijnë në mënyra të ndryshme për:

ISO 13065 mund të zbatohet në të gjithë zinxhirin e furnizimit, pjesë të tij ose në një proces të vetëm të tij. Standardi gjithashtu zbatohet edhe për të gjitha format e bioenergjisë, pavarsisht nga lënda e parë, vendndodhja gjeografike, teknologjia dhe/apo përdorimi final.

Standardi ISO 13065 nuk zëvendëson as legjislacionin kombëtar dhe as sistemet e çertifikimit mbi qëndrueshmërinë.

Ky standard është adoptuar nga Komitetet Teknike të DPS dhe është në dispozicion të kujtdo që është i interesuar për ta marrë atë.

Të dhënat mbi standardin gjenden online në faqen e internetit të DPS: www.dps.gov.al në Katalogun e Standardeve Shqiptare 2015.