Shije të lehtë ose të fortë, të butë ose të ashpër, sido që ti preferoni, duhet të dini, që pas gjithë këtyre shijeve bëhet një punë shumë e madhe për të siguruar, që erëzat dhe aromat e tyre të kenë të gjithë gjallerine/freskinë e nevojshme para se të dërgohen në supermarket dhe ti servirni në tavolinat tuaja.
Një element thelbësor është përmbajtja e lagështisë pasi ajo ndikon në gjithçka, duke filluar nga shija dhe struktura e deri tek jetëgjatësia e tyre për përdorim.
Standardi ISO 939, Erëzat pikante - Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë, është referencë ndërkombëtare për të matur sasinë e lagështisë në mustard (dhe erëza të tjera), i cili sapo është përditësuar për të siguruar shijen e kërkuar në gatimin përkatës.
Standardi jep në detaje parimet, reagentët, aparaturat dhe procedurën për matjen e përmbajtjes së lagështisë, duke përdorur një metodë specifike. Përditësimet e fundit përfshijnë sqarime të terminologjisë dhe përmirësime të tjera.
Standardi ISO 939 u hartua nga nënkomiteti SC 7, Erëzat, bimët e kuzhinës dhe melmesat pikante, të komitetit teknik ISO ISO/TC 34, ‘Produkte ushqimore dhe sekretariati i tij mbahet nga BIS, anëtari i ISO për Indinë.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al