Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar një seri të re standardesh për sigurinë e pasaportave biometrike.
Standardet shërbejnë si mjete efektive për të verifikuar identifikimin, përdorimin e pasaportës.
Rreziku i piraterisë ndaj sistemeve të pasaportave biometrike mund të vijë në formën e dëmtimeve të sigurisë së sistemit, duke paraqitur karakteristika biometrike ose pasaporta, që kanë të dhëna personale të kopjuara ose të falsifikuara.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar serinë e standardeve ISO/IEC 19989, Siguria e informacionit - Kriteret dhe metodologjia për vlerësimin e sigurisë së sistemeve të pasaportave biometrike, e cila shërben për të siguruar që ato të mbrohen nga pirateria.
Kjo seri standardesh ofron një lidhje midis serisë së standardeve ISO/IEC 19792, e cila përcakton parimet e vlerësimit për dokumentet dhe sistemet e pasaportave biometrike dhe serive ISO/IEC 15408 dhe ISO/IEC 18045, të cilat përcaktojnë kriteret dhe kërkesat e metodologjisë për vlerësimin e sigurisë.
Standardi ISO/IEC 19989-1, Siguria e informacionit - Kriteret dhe metodologjia për vlerësimin e sigurisë së sistemeve të pasaportave biometrike - Pjesa 1: Formati, përcakton strukturën e përgjithshme për vlerësimin e sigurisë së sistemeve të pasaportave biometrike, përfshirë komponentët funksionalë të sigurisë dhe aktivitetet plotësuese të metodologjisë.
Standardi ISO/IEC 19989-2, Siguria e informacionit - Kriteret dhe metodologjia për vlerësimin e sigurisë së sistemeve të pasaportave biometrike - Pjesa 2: Performanca e njohjes së pasaportave biometrike, ofron kërkesa dhe rekomandime për hartuesin dhe vlerësuesin e sistemeve të pasaportave biometrike për aktivitetet e performancës dhe njohjes së tyre të specifikuar në standardin ISO/IEC 19989-1.
Standardi ISO/IEC 19989-3, Siguria e informacionit - Kriteret dhe metodologjia për vlerësimin e sigurisë së sistemeve të pasaportave biometrike - Pjesa 3: Identifikimi i mundësive të piraterisë i kushtohet vlerësimit të sigurisë së zbulimit të piraterisë, duke zbatuar serinë e standardeve ISO/IEC 15408. Ai siguron rekomandime dhe kërkesa për hartuesin dhe vlerësuesin për aktivitetet e zbulimit të rasteve të piraterisë, të specifikuar në standardin ISO/ IEC 19989-1.
Seria e standardeve ISO/IEC 19989 u hartua nga nënkomiteti SC27, Siguria e informacionit, siguria kibernetike dhe mbrojtja e privatësisë, si pjesë e komitetit të përbashkët teknik ISO/IEC JTC 1, mbështetja e teknologjisë së informacionit ISO dhe Komisionit Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC). Sekretariati i nënkomiteit SC 27 mbahet nga DIN, anëtari i ISO për Gjermaninë.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al