Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar standardin e ri për sigurinë e fishekzjarreve!
Standardi i ri për sigurinë e fishekzjarrëve mundëson, që ato të fiken mjenjëherë pas shpërthimit.
Shfaqjet e fishekzjarreve, të cilat jepen gjatë vitit të ri dhe festave kombëtare janë një mënyrë efektive për të ndriçuar dhe vezulluar qiellin e çdo qyteti. Ndezësit e fishekzjarreve duhet të sigurohen që shkëndijat e fishekzjarreve të shpërthejnë në drejtimin e duhur dhe askush të mos dëmtohet.
Standardi ISO 21583, Shfaqjet e Fishekzjarreve - Udhëzime të përgjithshme, që sigurojnë udhëzime teknike dhe procedura dhe masat e menaxhimit të sigurisë, për të siguruar që fishekzjarret të jenë spektakolare, por pa shkaktuar asnjë dëm.
Standardi ofron udhëzimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për ofruesit e shfaqjeve të fishekzjarreve dhe prodhuesit e produkteve piroteknike, duke lejuar autoritetet përkatëse të monitorojnë me lehtësi shfaqjen e fishekzjarreve.
Standardi i ri mbulon çështje të tilla si distancat e sigurisë, llojet e shfaqeve, teknologjia e funksionimit të fishekzjarreve.
Standardi ISO 21583 u hartua nga komiteti teknik ISO / TC 264, Fishekzjarret, sekretariati, i të cilit mbahet nga SAC, anëtari i ISO për Kinën.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al