DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

ISO sapo ka publikuar standardin për sigurinë e pronësisë intelektuale

Në ekonominë ndërkombëtare, pronësia intelektuale është e rëndësishme për çdo lloj organizate, pasi i mundëson asaj të "zotërojë" idetë e saj dhe ti mbrojë ato. Ajo mund të shfrytëzohet për të arritur qëllime objektiva të organizatës, siç janë maksimizimi i të ardhurave dhe sigurimi i investimeve, rritja e pjesës së tregut ndaj konkurrencës, etj.

Menaxhimi i pronësisë intelektuale, në çdo hap të procesit të inovacionit ka kuptim pozitiv në ecurinë e organizatës dhe ndihmon në krijimin e një organizate, ku prodhueshmëria e të cilës do jetë gjithnjë në rritje. Standardi ISO 56005, Menaxhimi i inovacionit - Mjetet dhe metodat për menaxhimin e pronësisë intelektuale - Udhëzimet ofrojnë strategji për të ndihmuar organizatat të mbrojnë dhe maksimizojnë idetë e tyre më të mira.

Standardi ofron strategji të menaxhimit të pronësisë intelektuale, mjete dhe metoda të menaxhimit të rrezikut për shfrytëzimin e pronësisë intelektuale dhe më tepër. Ai është standardi i publikuar së fundmi nga seria ISO 56000 për menaxhimin e inovacionit, e cila përfshin:

Standardet e tjera të series, që janë ende në process hartimi përfshijnë:

Seria e standardeve ISO 5600 u hartua nga komiteti teknik ISO / TC 279, Menaxhimi i inovacionit, sekretariati i të cilit mbahet nga AFNOR, anëtari i ISO për Francën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al