DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

ISO sapo ka publikuar udhëzime të reja për kryerjen e praktikës klinike nga infermierët në spitale

Udhëzime të reja ndërkombëtare për kryerjen e praktikës klinike nga infermierët në spitale sapo janë publikuar. Përvoja e fituar nga praktika është thelbësore për çdo profesion dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë.

Rritja e migrimit dhe lëvizjes së profesionistëve në fushën e mjekësisë nga njëri vend në tjetrin shoqërohet me një mungesë të profesionistëve në çdo vend të botës. Sigurimi i pozicioneve të sigurta të punës, nëpër klinika shëndetësore nga punonjësit është baza e Marrëveshjes të Re Ndërkombëtare të Punës (IWA), e cila sapo është publikuar.

Marrëveshja e Re Ndërkombëtare e Punës IWA 35, Cilësia e ambjenteve, ku mësojnë studentët në fushën e kujdesit shëndetësor - Kërkesat për ofruesit e arsimit të kujdesit shëndetësor jep një qasje globale për të siguruar përvoja cilësore në procesin e të mësuarit për praktikantët e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

Udhëzimet ndërkombëtare mundësojnë vlerësimin e praktikave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar edhe sigurojnë plotësimin e standardeve minimale të cilësisë. Ato mbështesin institucionet arsimore të kujdesit shëndetësor në ofrimin dhe menaxhimin e mundësive të mësimit me cilësi të lartë dhe në thjeshtimin e proceseve të përfshira në organizimin e mësimdhënies për studentët.

Udhëzimet përfshijnë metoda mësimdhënie, detyrimet e përputhshmërisë, menaxhimin e rreziqeve, partneritetet, vlerësimet e trajnimeve dhe shumë më tepër.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al