DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin CEN sapo ka krijuar një komitet të ri teknik për menaxhimin e ciklit të jetgjatësisë dhe pajisjeve të peshkimit

Sipas raportit ekonomik për prodhimin e pajisjeve të punës, sfidat kryesore e të ardhmes për prodhuesit e pajisjeve të peshkimit do të jenë të prodhimi i pajisjeve me afat të gjatë përdorimi, të përshtatshme për ripërdorim ose riciklim.

Komiteti i ri teknik CEN / TC 466 'Peshkimi , akuakultura dhe pajisjet e peshkimit', i cili u krijua së fundmi do të ketë mbledhjen e tij të parë në datë 26 nëntor, 2020. Ai do të hartojë standarde për qëndrueshmërinë dhe menaxhimin e ciklit të jetëgjatësisë për pajisjet e peshkimit, akuakulturën dhe produktet e peshkut.

Ky komitet do të hartojë standardet për pajisjet e peshkimit, ruajtjen e produkteve dhe marketingun. Në komitetin e ri do të përfshihen fusha si:qëndrueshmëria e mjedisit, sociale dhe ekonomike e produkteve të peshkimit dhe kategoritë e ruajtjes së tyre.

Komiteti Evropian për Standardizimin CEN nëpërmjet komitetit të ri për çështjet detare dhe peshkimin ka për qëllim të ofrojë standarde në fushën e pajisjeve të peshkimit duke u bazuar në direktivën e (BE) 2019/904 mbi zvogëlimin e ndikimit të disa produkteve plastike në mjedis deri në fund të vitit 2020.

Standardet për paketimin e pajisjeve të peshkimit duhet të sigurojë kushte të barabarta për të prodhuar pajisje peshkimi me cilësi më të lartë dhe mos të dëmtojë mjedisin, por të ripërdoret ose riciklohet.

Në marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe strategjinë e publikuar së fundmi për zhvillimin e fermave shpjegohet se përshpejtimi i adoptimit të metodave të qëndrueshme të prodhimit të peshkut produkteve të detit nuk do të ndikojë në mjedis dhe do të rritë zhvillimin ekonomik.

Standardet janë pjesë aktive e kalimit drejt një ekonomie pa ndikim në mjedisi. Komiteti i ri teknik CEN / TC 466 do të mbështesë qëllimet e strategjisë së Bashkimit Evropian duke hartuar standarde për të siguruar prodhim dhe marketing të qëndrueshëm.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al