DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Kujdesi për punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët me standardet ISO

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe anëtarët e saj dëshirojnë të ndihmojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vënë në dispozicion standardet në fushën shëndetësore, që prodhuesit kanë nevojë për të realizuar sigurinë, performancën dhe cilësinë e produkteve të tyre aq të nevojshme, veçanërisht në situatën që po kalojmë në luftën kundër Covid-19.

Standardet e ISO-s përcaktojnë sigurinë, cilësinë dhe metodat e provës së produkteve thelbësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Këto produkte janë maska filtruese, doreza dhe veshje mbrojtëse mjeksore, karakteristikat teknike të të cilave jepen në standardet e publikuara nga ISO dhe anëtarët e saj përfshi Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS).

Është shumë frymëzuese të shohësh se si jemi bashkuar për të mbështetur njëri-tjetrin kundër Covid-19. Këto janë rrethana të jashtëzakonshme.

Gjithnjë e më shumë kompani po ndryshojnë aktivitetin e tyre, duke përshtatur linjat e tyre të prodhimit për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës për veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore dhe furnizime të tjera shumë të nevojshme.

A jeni një nga ata prodhues?

Duke besuar se rreshtimi i DPS-s me ISO-n dhe organizata të tjera me emër në fushën e standardizimit në nivel europian e ndërkombëtar, kontribuon në mbrojtjen e jetës së profesionistëve të shëndetit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al