DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Manuali i ri ndihmon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme për të menaxhuar më mirë rreziqet

Eksperienca tregon se vetëm gjysma e të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-të) e vënë në praktikë pas 5 vitesh punë sistemin e menaxhimit të rriskut, duke menduar se drejtimi i suksesshëm i një biznesi kërkon menaxhimin në mënyrë efektive të rreziqeve në punë. Angazhimi për të kuptuar dhe menaxhuar më mirë rreziqet për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme është çelësi për t’i ndihmuar SME-të të mbijetojnë dhe të rriten në mëyrë të qëndrueshme.

Një manual i ri ISO 31000 - Menaxhimi i rrezikut - Një udhëzues praktik për SME-të sapo është botuar për të ndihmuar SME-të në mënyrë proaktive që të përgatiten për menaxhimin e rrisqeve dhe për të mbrojtur biznesin e tyre.

ISO 31000 - Menaxhimi i rrezikut - Një udhëzues praktik për SME-të jep udhëzime si të implementohet sa më mirë standardin ISO 31000:2009, Standardi Ndërkombëtar për proceset e menaxhimit të rriskut dhe si të integrohen praktikat e mira (good practices) si për vendimet strategjike të kompanisë asthu edhe në operacionet e saj ditore.

Shumë SME nuk angazhohen në formalizimin e menaxhimit të rriskut

"Ndërsa shumica e SME-ve menaxhojnë rriskun në një masë të madhe, ka edhe nga ata drejtues SME-sh që nuk e konsiderojnë ngritjen e sistemit dhe formalizimin e proceseve të menaxhimit të rriskut, duke supozuar se nuk janë ndërmarrje aq të mëdha për të garantuar një sistem për menaxhimin e rrezikut, ose për shkak se ata janë shumë të zënë duke u marrë me drejtimin e komapanisë", thotë z.John Lark, autori i manualit.

"Megjithatë," komenton ai, " SME-të që angazhohen në praktika më të strukturuara për menaxhimin e rreziqeve janë potencialisht më të avantazhuara në treg. SME-të që implementojnë sistemin për menaxhimin e rriskut në përputhje me parimet dhe proceset që jepen në standardin ISO 31000 mund të bëhen më të suksesshme dhe të zhvillohen e të bëhen kompani të mëdha”.

Menaxhimi efektiv i rriskut nuk është më diçka që vetëm biznesi i madh mund ta ketë. Ky udhëzues është shkruar për drejtuesit e kompanive të vogla, njerëzve të thjeshtë, të cilët me angazhimin dhe energjinë e tyre kanë krijuar ndërmarrjet dhe që, duke zbatuar në mënyrë efektive sistemin për menaxhimin e rreziqeve, mund ta bëjnë biznesin e tyre jo vetëm të mbijetojë, por edhe të rritet vazhdimisht".

Suporti për zbatimin e standardit ISO 31000

Standardi ISO 31000:2009, jep parimet dhe udhëzimet përkatëse në ndihmë të SME-ve që të implementojnë në bizneset e tyre procese të konsoliduara për të identifikuar mundësitë dhe rrisqet dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive, resurset e tyre dhe përshtatjen ndaj rrisqeve.

ISO 31000 - Menaxhimi i rrezikut - Një udhëzues praktik për SME-të ka për qëllim plotësimin dhe implementimin e këtij standardi.

Është strukturuar si një listë e plotë me një seri pyetjesh dhe veprimesh përkatëse dhe që udhëzojnë përdoruesit për ngritjen e një sistemi të suksesshëm për menaxhimin e rriskut.

"Ky udhëzues është shkruar qartë e i formuluar në mënyrë të thjeshtë se si të zbatosh menaxhimin e rrezikut në mënyrë efektive", shpjegon z.Lark. "Formati pyetje-përgjigje, si edhe një tabelë e plotë e përmbajtjes, i lejon lexuesit të hidhen menjëherë në një subjekt apo aspekt të menaxhimit të rrezikut që është me interes për ta, ose e cila është provuar se ka qenë e vështirë të tejkalohej deri në atë moment."

Publikuar bashkërisht nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC) dhe Organizata e Zhvillimit Industrial e Kombeve të Bashkuara (UNIDO), ky manual është projektuar për të ndihmuar SME-të të kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë rriskun e për rrjedhojë të forcojnë bizneset e tyre të vogla, të cilat përfaqësojnë sot shumicën e ndërmarrjeve në të gjithë botën.

Arancha Gonzalez, Drejtore Ekzekutive e ITC, Li Yong, Drejtor i Përgjithshëm i UNIDO, dhe Sekretari i Përgjithshëm i ISO-s Kevin McKinley, besojnë se ky udhëzues do të shërbejë si burim informacioni dhe praktik për SME-të në përpjekjet e tyre për të përmirësuar konkurrencën dhe rritjen e përfshirjes në tregtinë ndërkombëtare duke njohur e menaxhuar më mirë rrisqet.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë; Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55; Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al