Bordi Drejtues (BD) i DPS, mbajti mbledhjen e tij të dytë për vitin 2018 më datë 14 Shtator, në ambientet e DPS-së.
Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (8 nga 11 anëtarë, kuorumi i nevojshëm - bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).
Mbledhja u drejtua nga Kryetari i këtij Bordi, z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës shpërndarë më parë nga Sekretarja e Bordit.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Përgatitja e progresit për takimin e Nënkomitetit Shqipëri-BE, në fushën e standardizimit – tetor 2018;
Objektivat e 9 mujorit dhe realizimi i tyre sipas planit të miratuar;
Ecuria në vazhdim deri në fund të vitit;
Të ndryshme.
Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i informacionit/materialit që do paraqesë progresin DPS, për fushën e standardizimit, në takimin e Nën-Komitetit Shqipëri – BE, në takimin e datës 25/10/2018;
Të gjithë anëtarët përgëzuan DPS për miratimin brenda afatit të VKM Nr.382/2018 “Për Veprimtarinë e Standardizimit”;
Miratimin e punës së bërë nga DPS gjatë 9 mujorit të 2018 dhe kërkuan të vazhdohet me plotësimin e objektivave të tjerë për periudhën e mbetur të vitit.
Mbas ngritjes nga ana e Kryetarit dhe diskutimeve edhe të anëtarëve të Bordit, lidhur me certifikimin e kartave teknologjike, bazuar në VKM Nr.434/2015 “Për përcaktimin e normativave për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit, transportimit etj., të njohura për qëllime fiskale”, iu sugjerua DPS, të shikojë mundësinë e zbatimit, sa i takon DPS, të paragrafit të fundit të pikës 7 të këtij Vendimi.
DPS , Tiranë - Shtator 2018
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al