Bordi Drejtues (BD), i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2021 më datë 23 Prill.
Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Planin vjetor të punës së DPS për vitin 2021 – diskutimi dhe miratimi nga Bordi Drejtues;
Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në Bordin Teknik të DPS;
Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Bordit Teknik të DPS;
Miratimi i raportit vjetor për vitin 2020;
Të ndryshme
Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:
Bordi në mënyrë unanime miratoi:
Miratimin e ndryshimeve në Bordin Teknik të DPS;
Miratimin e Planit të Punës për vitin 2021;
Bashkëpunimi me shoqatën e konsumatorit dhe bizneseve për organizimin e aktiviteteve me interes për të gjitha palët e interesuara.
Për mbledhjen tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.
DPS , Tiranë – Prill 2021
Bordi Drejtues (BD), i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parër për vitin 2021 më datë 23 Prill