Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e parë 2017
Më datë 20 Janar 2017, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i BT për 6 mujorin e parë të vitit 2017, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, sekretare e këtij bordi dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.
Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.
Fillimisht Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për vitin 2016, ku ndër të tjera, theksoi:
Në këtë mbledhje të fillimit të vitit, pati një pjesëmarrje të lartë dhe prurje të reja të anëtarëve të Bordit Teknik, miratuar nga Bordi Drejtues, përfaqësues nga biznesi, akademia dhe ekspertë të fushës, prej katër (4) anëtarësh të rinj, duke tentuar përfshirjen e anëtarëve aktivë në punën teknike.
Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve prezantoi programin e punës së DS për miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorit parë të vitit 2017 dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.
Gjithashtu, në lidhje me propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, u paraqitën kërkesa të reja për pjesëmarrje në punën e Komiteteve Teknike. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të eksperiencave të tyre, u vendos përfshirja në Komitete Teknike (KT) të rëndësishme, si anëtar të rinj, KT 230 “Uji, ajri dhe toka”, KT 114 “Siguria e makinerisë dhe siguria ndaj zjarrit”dhe KT 305 “Atmosfera shpërthyese – Parandalimi i shpërthimit dhe mbrojtja”.
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:
Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2017, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik.
DPS , Tiranë - 23 Janar 2017