Më datë 19 Janar 2019, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e parë të vitit 2019, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, Përgjegjëse e Sektorit CENELEC/IEC dhe Sekretare e Bordit Teknik (BT) dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe Kryetar i BT.
Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.
Fillimisht Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për vitin 2018, ku ndër të tjera, theksoi:
Më pas Z. Gentian Gjyrezi, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DS) prezantoi programin e punës së kësaj drejtorie për adoptimin dhe miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e parë të vitit 2019, periudha Janar-Korrik 2019, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:
Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e dytë të vitit 2019, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik 2019.
DPS , Tiranë - Janar 2019
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al