Në datat 23 dhe 24 Maj 2022, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë.
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë morën pjesënë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).