Një nga përfitimet kryesore të standardeve është se ato i bëjnë më të sigurta produktet që ne përdorim çdo ditë.
Kjo vlerë është e dukshme në Standardin Shqiptar SSH IEC 62115:2017 “Lodrat elektrike – Siguria”, i cili specifikon kërkesat e sigurisë së lodrave elektrike që kanë të paktën një funksion që varet nga energjia elektrike dhe është i projektuar për përdorim/për të luajtur nga fëmijët nën 14 vjeç.
Shëmbuj të lodrave elektrike brenda fushës së këtij standardi janë:
- kompletet e lodrave ndërtuese,
- ato experimentuese,
- lodrat funksionale (lodrat që kanë një funksion të njëjtë me një pajisje ose instalim që përdoret nga të rriturit)
- kompjuterat elektrik lodër, si edhe shtëpitë e kukullave, që kanë një llambë të brendshme.
Ky standard mbulon vetëm aspektet e sigurisë të lodrave elektrike, që lidhen me një funksion elektrik dhe që marrin energjinë nga bateritë, transformatorët, panelet diellore, etj.
Ky version është rishikim teknik, zëvendëson botimin e pare të 2003 dhe amendamentet e tij, dhe përfshin ndryshime teknike të rëndësishme, disa nga të cilat janë si vijon:
Duke siguruar një nivel të lartë të sigurisë së produktit në përputhje me teknologjinë aktuale, ky standard ka përfitime të rëndësishme jo vetëm për fëmijët, por edhe për palë të tjera interesi, siç janë: konsumatorët, autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe prodhuesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al