Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard puro serb, me titull: "Sapunë, agjentë organikë sipërfaqësorë, preparate larëse, preparate lubrifikuese, dyllë artificial, dyllë i përgatitur, për pastrim dhe shkëlqim, qirinj dhe produkte të ngjashme, pasta modeluese, “dyllë për stomatologji” dhe preparate stomatologjike me bazë allçie".
Data e propozuar për marrjen e komenteve është 18.03.2016.
Ky njoftim bëhet për të sensibilizuar operatorët ekonomikë, që mund të kenë interesa tregtare me këtë vend për këto produkte, të jenë në dijeni dhe të japin komentet e tyre, nëse kanë. Këto komente duhen të adresohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, e cila me ligj është pika e kontaktit sa i përket shkëmbimit të informacionit për standardet dhe rregullat teknike.
Të gjitha komentet dhe/ose sugjerimet, lutem adresojini në:
Dea NINI
Specialiste
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët
Sektori i Pikës së Referimit në OBT dhe CEFTA
Tel.: +355 (0) 4 222 62 55
Fax.:+355 (0) 4 224 71 77
E-mail: Dea.Nini@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al