Sulmet kibernetike janë rreziqet me te mëdha që një organizatë mund të përballet. Të kësh standarde dhe sisteme për të mbajtur informacion të sigurtë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se në botën e sotme dixhitale.
Kjo është arsyeja pse seria ISO / IEC 27000 mbi “Teknikat e sigurisë për teknologjinë e informacionit” është përditësuar për të siguruar organizatat dhe për të shtuar besimin.
Në një anketë globale të kryer nga ISACA në 129 vende, vetëm 38 % e të anketuarve mendonin se ata ishin të përgatitur për një sulm- kibernetik edhe pse 83 % besonin se këto janë ndër tre kërcënimet më të lartë të cilat përballen organizatat sot. Me kaq shumë informacion personal dhe të ndjeshëm duke u trajtuar në mënyrë elektronike, duhet kujdesshmëri e lartë ndaj një rreziku kaq të madh.
Prof. Edward Humphreys, i Grupit të punës përgjegjës për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit të standardeve ISO (isms), thekson, "Për të garantuar sigurinë e sotme dixhitale të gjitha organizatat, pavarësisht nga madhësia, duhet të vënë brenda kuadrit të menaxhimit si një pikë reference menaxhimin e rreziqeve kibernetike. ISO / IEC 27001 është projektuar për të ndihmuar organizatat për të bërë pikërisht atë. Standardi është "gjuha e përbashkët" në botë kur bëhet fjalë për vlerësimin,trajtimin dhe menaxhimin e rreziqeve të informacionit.
Më poshtë janë versionet më të fundit të serisë ISO / IEC 27000 - të gjitha të publikuara në vitin 2015 - të cilat formojnë një pjesë të ISO / IEC 27001 “Rreziku kibernetik i pajisjeve", për të ndihmuar dhe mbajtur këto rreziqe në kontroll.
ISO/IEC 27017
ISO/IEC 27013
ISO/IEC 27010
ISO/IEC 27039
ISO/IEC 27006
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al