DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Parimi i qëndrueshmërisë në krye të axhendës së standardeve

Udhëzuesi i ri ISO do të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave të ndryshimeve klimatike në çdo standard të ri.

Kurrë më parë nuk kemi qenë aq të ndërgjegjshëm për rëndësinë ndaj mjedisit, aq sa gjatë periudhës së mbylljes, për shkak të pandemisë Covid-19. Zogjtë këndonin, ajri ishte i pastër dhe qielli ishte më i kthjellët se më parë. Mjedisi na bëri të mendojmë se modeli ynë aktual ekonomik ka ndikuar në rritjen e temperaturave dhe nëse ky model vazhdon të ekzistojë do të çojë në shkatërrimin e mjedisit. Ndryshimet klimatike kanë ndikuar shumë në mjedis, ndaj duhet të merren masa për të menaxhuar ndryshimet klimatike.

Duke pasur parasysh këtë, Task forca për koordinimin e ndryshimeve klimatike e ISO-s (CCC TF7) sapo ka hartuar një udhëzues të ri për hartuesit e standardeve, i cili ka për qëllim që të merren në konsideratë ndryshimet klimatike, gjatë hartimit të çdo standard të ri. Udhëzuesi ISO 84, Udhëzimet për trajtimin e ndryshimeve klimatike në standarde, ofron një qasje sistematike, parime specifike dhe informacion të detajuar, i cili shërben për të ndihmuar hartuesit e standardeve të trajtojnë ndikimet, rreziqet dhe mundësitë e ndryshimeve klimatike gjatë punës së hartimit të standardeve.

Z. Nick Blyth [1], Kryetari i CCC TF7, që hartoi udhëzuesin, tha se çdo industri prodhuese duhet të reduktojë emëtimet e karbonit në mjedis dhe përshtatet me ndryshimet klimatike.

Ai tha gjithshtu se: Udhëzuesi 84 mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mirëkuptimit në të gjithë komunitetin e standardizimit, jo vetëm te hartuesit e standardeve," tha ai.

"Ky udhëzues është i rëndësishëm, për standardet e përdorura gjerësisht në shumë industri, duke ndihmuar organizatat të vendosin qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë ndaj ndikimeve të ardhshme në ndryshimet klimatike, si dhe të trajtojnë rreziqet dhe mundësitë e emëtimit të karbonit në sasi më të ulët.

"Për më shumë," shtoi ai, "udhëzuesi inkurajon rishikimin e standardeve ekzistuese, nëse ata nuk i marrin në konsideratë problematikat e ndryshimeve klimatike".

Përdorimi i udhëzuesit gjithashtu do të rezultojë në një kontribut më të madh në arritjen e 17 Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të kombeve të bashkuara.

Udhëzuesi ISO 84 është hartuar nga CCC TF7, i cili është pjesë e Bordit të menaxhimit teknik të ISO-s dhe është shërben si një shoqërues i Guidës 82 të ISO-s, Udhëzime për trajtimin e qëndrueshmërisë në standarde.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al