DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Përshtatja e standardeve me ndryshimet klimatike - Qasjet, sfidat dhe mendimet në lidhje me ndryshimet klimatike

Organizmi i standardizimit për Hollandën (NEN), anëtar i Komitetit Evropian për Standardizimin (CEN), njofton se në datat 5 dhe 6 tetor 2020 organizon një seminar në internet me temë: Përshtatja e standardeve me ndryshimet klimatike - Qasjet, sfidat dhe mendimet në lidhje me ndryshimet klimatike____​____.

Informacion në lidhje me zhvillimin e seminarit në internet!

Gjatë seminarit dy ditor në internet pjesëmarrësit do të diskutojnë në lidhje me çështje praktike të hasura nga ndryshimet klimatike në hartimin e standardeve. Kryesisht seminari do të fokusohet në standardet e hartuara dhe rishikuara për ndërtesat, energjinë, transportin dhe infrastrukturën e teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK).

Qëllimi i këtij seminari është diskutimi dhe të mblidhja e eksperiencave dhe rekomandimeve nga palët e interesuara, pjesëmarrëse në lidhje me materialet, që duhen në rishikimin e standardeve, të cilat do të shërbejnë për t'u përballur me sfidat e klimës në ndryshim.

Në ditën e parë do të trajtohen qasjet konkrete dhe shembujt në standarde. Do të diskutohen dhe vlerësohen pikat e forta dhe të dobëta të udhëzimeve ekzistuese për ndryshimet klimatike në standardizim.

Në ditën e dytë të seminarit në internet do të diskutohen çështje për në lidhje me ndryshimet klimatike në të ardhmen, të cilat do të ndikojnë në rishikimin e standardeve ekzistuese dhe hartimin e standardeve të reja.

Kush mund të marrë pjesë në seminarin në internet?

Të gjithë hartuesit e standardeve të interesuar në përshtatjen e standardeve me ndryshimet e klimës, veçanërisht palët e interesuara në standardet e sektorit të infrastrukturës (Ndërtimit, Energjisë, Transportit, TIK-ut), ekspertë nga sektori meteorologjik, si dhe ekspertë , të cilët studiojnë ndryshimet e klimatike dhe palë të tjera të interesuara.

Për më tepër informacion në lidhje me seminarin në internet dhe pjesëmarrjen klikoni në adresën e internetit si më poshtë:

https://www.cencenelec.eu/news/events/Pages/EV-2020-37.aspx

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al