Shfuqizuar
Ky standard evropian jep elementët për të krijuar metodat për matjen dhe llogaritjen e sasive të shoqëruara me vlerësimin e ekspozimit të njeriut ndaj fushave elektrike, magnetike dhe elektromagnetike (EMF) në gamën e frekuencave nga 0 Hz deri në 300 GHz. Vëmëndje e madhe në këtë standard bazë duhet ti jepet dokumentacionit dhe informacionit bazë për standardet në lidhje me fushën elektromagnetike përkatëse. Ky standard bazë nuk mund të shkojë në detajime shumë të gjëra në sajë të gamës së gjërë të frekuencës dhe shumës së madhe të aplikimeve të mundshme. Prandaj nuk është e mundshme të specifikohen proçedurat e llogaritjes ose matjes së detajuar në këtë standard bazë. Ky standard jep proçedurat e përgjithshme vetëm për ato produkte dhe kategori të vendit të punës për të cilat nuk ekziston ndonjë procedure vlerësimi përkatëse në ndonjë standard ekzistues bazë evropian për fushën elektromagnetike. Nëse ekziston një standard evropian I aplikueshëm për fushën elektromagnetike I fokusuar mbi kategorinë e produktit ose vendit të punës specific se sa mbi vlerësimin do të ndiqet ai standard. Nëse nuk ekziston një standard evropian i aplikueshëm për fushën elektromagnetike, por një procedure vlerësimi e aplikueshme në një standard tjetër ekziston, atëhere do të përdoret proçedura e vlerësimit. Ky standard merret me sasitë që mund të mate nose llogariten në hapësira të lira, fortësinë e fushës së dukshme magnetike dhe elektrike ose densitetit të fuqisë, dhe përfshin matjet dhe llogaritjet e sasive Brenda trupit që formon bazën për udhëzimet mbrojtëse. Në veçanti standardi jep informacion për :
- Përcaktimet dhe terminologjinë
- Karakteristikat e fushave elektrike, magnetike dhe elektromagnetike
- Matja e sasisë së ekspozimit
- Kërkesat për përdorimin e instrumenteve
- Metodat e kalibrimit
- Teknikat dhe proçedurat e matjes për vlerësimine ekspozimit
- Metodat e llogaritjes për vlerësimin e ekspozimit
WITHDRAWN
SSH EN 50413:2008
95.99
Withdrawal of Standard
12 sht 2023
PUBLISHED
SSH EN 50413:2019