Publikuar
IEC 60601-2-43:2010 harton kërkesat e veçantë për sigurinë bazë dhe performancën e nevojshme për projektimin dhe prodhimin e pajisjeve me rreze X për proçedurat e ndërhyrjes së udhëzuar radioskopikisht. Ai specifikon informacionin i cili duhet të jepet me pajisje të tilla ndërhyrëse me rreze X për të ndihmuar organizmat përgjegjës dhe operatorët në menaxhimin e rrezikut të rrezatimit dhe rrezikun e dështimit të pajisjes që rrjedh nga këto proçedura e cila mund të ndikojë tek pacientët dhe stafi. Botimi i dytë anullon dhe zëvendëson botimin e pare të publikuar në 2000. Ky standard i veçantë është rishikuar për të dhënë një bllok të plotë të kërkesave të sigurisë për pajisjet me rreze X për proçedurat e ndërhyrjes së udhëzuar radioskopikisht, e bazuar në botimin e tretë të IEC 60601-1 dhe standardet shtesë përkatëse. Botimi i tanishëm është zgjeruar për të bërë një standard sistemi për pajisjet me rreze X të projektuara për përdorim gjatë proçedurës së ndërhyrjes duke përdorur imazhin me rreze X, nëse kohëzgjatja është e gjatë ose normale.
Directives related to this standards.
PUBLISHED
SSH EN 60601-2-43:2010/AC:2014
60.60
Standard published
8 jan 2015