Publikuar
Ky Specifikim Teknik përshkruan specifikimet që duhet të plotësojnë enët (kontenierët), destinuar për
mbajtjen (ruajtjen) e vajrave esenciale, si dhe rekomandime në lidhje me kushtet e ruajtjes dhe magazinimin e tyre.
Vajrat esenciale janë përdorur për qëllime të ndryshme:
- përdorim ushqimor;
- përdorim farmaceutik;
- përdorim në parfume dhe kozmetikë;
- kampionë referimi apo testimi;
- materiale industriale të papërpunuara.
Sipas rastit të përdorimit të vajrave esenciale, është i nevojshëm përdorimi i enëve (kontenierëve) të përshtatshme, të cilat gjithashtu plotësojnë kërkesat e rregulloreve kombëtare, evropiane, apo ndërkombëtare.
Ky Specifikim Teknik përshkruan materialet që përdoren për enët (kontenierët) e destinuar për mbajtjen (ruajtjen) e vajrave esencial, në varësi të përdorimeve të përmendura më sipër.
Gjithashtu, jep disa rregulla të përgjithshme dhe rekomandime në lidhje me karakteristikat e këtyre kontenierëve, kushteve të ruajtjes dhe magazinimit.
SHËNIM: Informacioni i dhënë në këtë Specifikim Teknik nuk zëvendëson rregulloret në fuqi, në vendet e ndryshme.
PUBLISHED
DS ISO/TS 210:2014
60.60
Standard published
7 nën 2014