Publikuar
IEC 60703-1:2010 aplikohet për pajisjet e komandimit elektrik automatic për përdorim në, mbi ose në shoqërim me pajisje ër përdorim shtëpiak dhe përdorime të ngjashme me të, duke përfshirë komandimin për ngrohje, kondicionimin e ajrit dhe aplikime të ngjashme. Pajisja duhet të përdorë energji elektrike, gaz, naftë, hidrokarburë të ngurtë, energji termike diellore, etj, ose një kombinim të tyre. Ky standard gjithashtu aplikohet për sigurinë e plotë; për vlerat e operimit, kohën e punës, dhe intervalet e punës kur ato janë të shoqëruara me sigurinë e pajises, dhe për të testuar pajisjet e komandimit elektrik automatic të përdorur në, ose në shoqërim me , pajisjet shtëpiake dhe pajisje të ngjashme me to. Ky standard është gjithashtu I aplikueshëm për komandimin e pajisjeve Brenda fushës së standardit IEC 60335-1 si edhe komandimin për sistemet automatike të ndërtimit Brenda fushës së standardit ISO 16484-2. Ndryshimet kryesore në këtë botim krahasuar e botimin e mëparshëm janë si më poshtë:
-ndryshime për kërkesat e proves në temperature të ulët për kordat e linjës;
-rishikim për shkallën e ndotjes për ambientin përreth kontakteve;
-shtesë për përdorimin e fundeve pa vida në panelet e qarqeve të printuaradhe rishikime për distancat e filetove;
-shtesa për kërkesat e EMC në standardin CISPR 11;
-Përfshirjen e niveleve të provës së EMC nga seria e standardeve IEC 60335;
-Provë shtesë për kordat elastike;
-rishikimet për kërkesat për rezistencën në ngrohje, zjarr dhe shoqërime të tyreduke përfshirë zëvendësimin e klauzolës 21 dhe Anekseve F dhe G;
-Aneksi i ri T për kërkesat shtesë për kordat ose kabllot me sensor të furnizuar jo SELV;
-Kërkesa të reja në H.27.1 për trajtimin e gabimit të parë dhe të dytë për të arritur sigurinë funksionale;
-Përfshirja e teknikave të softuerëve nga IEC 61508-3 në H.11.12;
-zëvendësimi e Aneksit D (Kanada dhe USA) me referencë për UL 746C;
-përditëson referencat dhe bibliografinë;
-Indeksi fjalëkyç eshtë fshirë
PUBLISHED
SSH IEC 60730-1:2013/COR1:2014
60.60
Standard published
26 mar 2012