Publikuar
IEC 60335-2-15:2012 merret me sigurinë e makinave elektrike për ngrohjen e lëngjeve për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme me të, me tension të vlerësuar të tyre jo më shumë se 250 V. Pajisjet e parashikuara për përdorim normal shtëpiak dhe të ngjashëm me të dhe që mund të përdoren nga asistentët në dyqane, në industrinë e lehtë dhe në ferma janë brenda fushës së këtij standardi. Megjithatë nëse pajisja parashikohet të përdoret profesionalisht për përpunimin e ushqimit për tregti, pajisja nuk konsiderohet të jetë vetëm për përdorim shtëpiak dhe të ngjashëm me të. Sa më gjatë të jetë i praktikueshëm, ky standard merret me rreziqet e zakonshme të paraqitura nga pajisjet të cilat përdoren nga të gjithë personat brenda dhe rreth shtëpisë. Megjithatë ai nuk merr parasysh personat (duke përfshirë fëmijët) kapaciteti fizik, ndjesor dhe mendor i të cilëve; ose mungesa e eksperiencës dhe njohurive i ndalon ata për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë pa vëzhgim ose instruksion ose fëmijët që luajnë me pajisjet. ). Ky botim i gjashtë anullon dhe zëvendëson botimin e pestë të 2002 duke përfshirë amendamentin e saj 1 (2005) dhe amedamentin 2 të saj (2008). Ndryshimet kryesore në këtë botim krahasuar me botimn e pestë të IEC 60335-2-15 janë si më poshtë:
- Kërkesa shtesë për makinat e bërjes së qumështit të sojës;
- Kërkesa shtesë për pajisjet e gatimit dinamik me presion;
- Kërkesa më të zgjeruara për ibrikët pa tel që mbulojnë pajisjet pa tel në gjithë dokumentin;
- 7.12 e njohur kështu që instruksionet lidhur me tipet e përgjithshme të pajsijeve të mbuluara nga kjo pjesë janë listuar fillimisht;
- shënimet e konvertuara në tekst normativ (5.2, 7.12, 19.101, 22.7, 22.106, 24.1.5, 24.4, 25.101) ;
- shënime të hequra në 19.102. Vëmendje e komiteteve kombëtare tërhiqet për faktin që prodhuesit e pajisjeve dhe organizmat testuese mund të kenë nevojën e një periudhe tranzicioni pas publikimit të një publikimi të IEC të ri, të amenduar ose të rishikuar në të cilin ti bëjnë produktet në përputhje me kërkesat e reja dhe të marrin masat për admministrimin e testeve të reja ose të rishikuara. Është rekomandim iI komitetit që përmbajtjha e këtij publikimi të adoptohet për implementim kombëtar jo më herët se 12 muaj ose jo më vonë se 36 muaj nga data e publikimit. Fjalë kyçe: Pajisjet, ngrohja, pajisje gatimi me presion, ibrikë.
Ky publikim duhet të lexohet në lidhje me IEC 60335-1:2010.
WITHDRAWN
SSH IEC 60335-2-15:2008
PUBLISHED
SSH IEC 60335-2-15:2012
60.60
Standard published
21 korr 2017