IEC 61587-1:2016: specifikon kërkesat mjedisore, strukturën e provës, organizimi i provës, si edhe aspektet e sigurisë për strukturat boshe, psh, dollapët e aparateve, karkasat, nënkarkasat, shasitë me një nënkarkasë të integruar, dhe njësitë shoqëruese të prizave në kushte përdorimi të brendshme dhe trasportimi. Qëllimi i këtij standardi është të krijojë nivele të përcaktuara të performancës fizike me qëllim që të arrijë kërkesat kryesore të magazinimit, transportit dhe kushteve të vendndodhjes përfundimtare. Ai aplikohet në tërësi ose vetëm në pjesët e strukturave mekanike të dollapëve të aparateve, karkasave, nënkarkasave, shasitë me një nënshasi të integruar, dhe njësitë shoqëruese të prizave, por ajo nuk aplikohet për pajisjet elektronike. Ky botim i katërt anullon dhe zëvendëson botimin e tretë të 2011. Ky botim konsiston në një rishikim teknik. Ky botim përfshin ndryshimet teknike kryesore të mëposhtëme në lidhje me botimin e mëparshëm: rishikim i përgjithshëm i klauzolës 7 “provat mekanike” dhe përshtatja me IEC 61587-5. Fjalë kyç: përdorim të brendshëm, kërkesat për transportimin, dollapët, karkasat, shasitë
WITHDRAWN
SSH EN 61587-1:2012
PUBLISHED
SSH EN 61587-1:2017
60.60
Standard published
7 sht 2017
PUBLISHED
SSH EN IEC 61587-1:2022