Publikuar
E re! IEC 60445:2017 është i vlefshëm si IEC 60445:2017 RLV i cili përmban Standardin ndërkombëtar dhe versionin e tij me vizë të kuqe, që tregon të gjitha ndryshimet e përmbajtjes tekike krahasuar me botimin e mëparshëm.
IEC 60445:2017 aplikohet për identifikimin dhe markëtimin e terminaleve të pajisjeve elektrike siç janë resistorët, siguresat, reletë, kontatorët, transformatorët, makinat rrotulluese dhe, nëse aplikohet, për kombinimet e pajisjeve të tilla (psh montimin), dhe gjthashtu jep rregullat e përgjithshme për përdorimin e ngjyrave përkatëse ose shënimet alfanumerike për të identifikuar përcjellësit me qëllim që të shmanget paqartësia dhe të sigurojë operim të sigurt. Këto ngjyra përcjellësi ose shënime alfanumerike parashikohet të përdoren për tu aplikuar në kabllo ose bërthama, instalime rrjetesh industriale dhe pajisjeve elektrike. Ky publikim bazë sigurie parashikohet kryesisht për përdorim nga KT-e në pregatitjen e standardeve në përputhje me parimet e parashtruara në Guidën 104 të IEC. Ky botim i gjashtë anullon dhe zëvendëson botimin e pestë të IEC 60445 të publikuar në 2010. Ky botim përfshin ndryshimet teknike kryesore të mëposhtëme në lidhje me botimin e mëparshëm: a) Teksti i hyrjes është vendosur në fushën e zbatimit në përputhje me Guidën 104 të IEC; b) kodet e ngjyrës për identifikimin e përcjellësve lineare për sistemet e rrymës së vazhduar; c) Kodi i ngjyrës për identifikimin e përcjellësit funksional të tokëzimit; d) përditësohet Tabela A.1 me kodet e ngjyrës për përcjellësit e linjave me rrymë të vazhduar; e) shndërimi i shënimeve që përmbajnë kërkesa jo të detyrueshme në tekst normative; f) terminologjia është radhitur sipas IEC 60050-195.
WITHDRAWN
SSH EN 60445:2010
PUBLISHED
SSH EN 60445:2017
60.60
Standard published
24 jan 2018