Publikuar
Ky standard evropian specifikon të dhënat e kërkuara për llambat dhe ndriçuesit për verifikimin e përputhshmërisë me kërkesat e EN 12464-1 dhe EN 12464-2. Gjithashtu specifikon të dhënat që zakonisht përdoren për ndriçimin e vendeve të punës në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Kur këto të dhëna ofrohen, ato duhet të jenë në përputhje me këtë dokument. Një numër gjithnjë e më i madh i ndriçuesve, kryesisht ato me LED, janë ndriçues me burime të pa zëvendësueshme të dritës. Prandaj për ndriçuesit duhet të jepen gjithmonë të dhënat. Për ndriçuesit me llambë të zëvendësueshme, gjithashtu duhet të sigurohen të dhënat e llambës. SHËNIM Prodhimi, të dhënat e sigurisë dhe të performancës mund të gjenden në dokumentet CENELEC (shih Bibliografi).
PUBLISHED
SSH EN 13032-2:2017
60.60
Standard published
26 jan 2018