Publikuar
Ky standard evropian, kur përdoret së bashku me standardin SSH EN ISO 4254-1 dhe SSH EN 15811, përcakton kërkesat dhe masat e sigurisë për platformat e punës vetëlëvizëse në terrene të ashpra për operacionet në dru frutorë (WPO) që operojnë në një maksimum prej 3 m lartësi siç përcaktohet në 3.1., ku projeksionet vertikale të qendrës së zonës së platformës në të gjitha konfigurimet e platformave në maksimumin e përkuljes së shasisë të specifikuara nga prodhuesi janë gjithmonë brenda vijave të rrotullimit, të përdorura në bujqësi, të projektuara për të punuar në terrene natyrore të papërmirësuar dhe / ose terrene të çregullta dhe që kanë për qëllim të lëvizin së paku dy persona në pozicione pune në një pemishte, ku të kryejnë mbledhjen e frutave, hedhjen poshtë, shkurtimin ose operacione të tjera që lidhen me pemishtet nga platformat e punës.
Sh[nim: Për shëmbuj të platformave për punime në terren të ashpër për operacione në dru frutorë (WPO), shiko figurat E. 1 deri E.3.
Ky standard evropian përshkruan metodat për eliminimin ose reduktimin e rreziqeve që rrjedhin nga përdorimi i parashikuar i këtyre makinave gjatë operimit dhe shërbimit normal, përveç rreziqeve që lidhen me rripat e transportuesit dhe transportuesit për në magazinim. Përveç kësaj, ajo specifikon llojin e informacionit mbi praktikat e sigurta të punës (duke përfshirë rreziqet e mbetura) që duhet të sigurohen nga prodhuesi.
Kur kërkesat e këtij dokumenti janë të ndryshme nga ato të deklaruara në SSH EN ISO 4254-1, kërkesat e këtij dokumenti kanë përparësi mbi kërkesat e SSH EN ISO 4254-1 për makinat që janë projektuar dhe ndërtuar sipas dispozitave të këtij dokumenti.
Ky standard evropian, i marrë së bashku me SSH EN ISO 4254-1 dhe SSH EN 15811, merret me të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme (siç renditen në Tabelën 1) të lidhura me WPO, kur ato përdoren sipas destinacionit dhe në kushtet e keqpërdorimit të parashikueshëm nga prodhuesi.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN 16952:2018
60.60
Standard published
24 jan 2019