Shfuqizuar
Ky standard evropian trajton kërkesat për trajtime të caktuara trajtime mjekësore jo kirurgjikale estetike - trajtime me injeksione me rezorbim, me toksina botulinike dhe gjilpëra të vogla; - trajtime të pjesshme në pjesë sipërfaqësore të lëkurës, me lazer dhe pajisje të krahasueshme me bazë energjie; - trajtime të pjesshme me lazer; - trajtime të tjera të tilla siç mund të jenë ato me lëvozhgë kimike të thellë, trajtime të plota me lazer dhe me fije peri. Ky standard evropian ofron rekomandime për trajtime mjekësore jo kirurgjikale estetike, duke përfshirë kuadrin etik dhe parimet e përgjithshme sipas të cilave shërbimet e mjekësisë estetike ofrohen nga të gjithë praktikuesit dhe aktorët e fushës së mjekësisë estetike. Këto rekomandime zbatohen para, gjatë dhe pas trajtimit. Çdo trajtim mjekësor estetik që shkon më thellë se shtresa më e jashtme e epidermës, ose pretendohet të ketë, një efekt biologjik përtej shtresës së epidermës (me ose pa instrument ose pajisje) është përfshirë në fushën e zbatimit të këtij standardi evropian. Procedurat kirurgjikale estetike të mbuluara nga standardi EN 16372 dhe stomatologjia përjashtohen nga fushëveprimi i këtij standardi evropian. Trajtimet jo-mjekësore estetike (tatuazhe dhe çdo trajtim që nuk prek indin më thellë se shtresa e epidermës) të cilat mund të kryhen ligjërisht nga ata persona që nuk janë mjekë (p.sh. personat të ciët realizojnë tatuazhe, terapistët e bukurisë) përjashtohen nga fushëveprimi i këtij standardi evropian.
WITHDRAWN
SSH EN 16844:2017+A1:2018
95.99
Withdrawal of Standard
29 qer 2021
PUBLISHED
SSH EN 16844:2017+A2:2019