DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 16186-3:2016+A1:2018

Zbatime në hekurudhë - Kabina e drejtuesit - Pjesa 3: Projekti i ekraneve

Railway applications - Driver's cab - Part 3: Design of displays
19 qer 2019

General information

60.60     4 shk 2019

DPS

DPS/KT 256

Pure national standard

45.060.10  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky standard evropian specifikon të gjitha rregullat e nevojshme të projektimit dhe kriteret e vlerësimit të shoqëruara si dhe udhëzimet në lidhje me hartimin e informacionit dhe ndërfaqet përkatëse të përdoruesve të kabinave të drejtuesve të EMU, DMU, vagon-cisternave, lokomotivave dhe tërheqësve të rimorkiove.

Shënim 1: Ky standard zbatohet për mjetet lëvizëse që mbulohen nga Direktiva 2008/57/EC. Ai merr parasysh detyrat që drejtuesi (shoferi) duhet të kryejë dhe faktorët njerëzorë. Ky standard specifikon se si rregullohet dhe shfaqet informacioni. Është i zbatueshëm në mënyrë eksplicite për shfaqjen e aplikacioneve si TRD, ETD, CCD dhe TDD dhe mund të plotësohet nga seritë CLC/TS 50459. Ky standard nuk zbatohet për sistemet ATP të trashëguara. Nëse kërkesat në këtë standard janë në kundërshtim me dokumentin DMI të ERA (ERA_ERTMS_015560) kërkesat e dokumentit DMI ERA duhet të mbizotërojnë për zbatimin CTC ETCS.

Shënim 2: Për të zgjidhur ndonjë mospërputhje (p.sh. 5.4.2.3) ERA pritet të harmonizojë filozofinë e përdorimit të ERA DMI me këtë standard. Të gjitha vlerësimet e bazuara në kërkesat normative të këtij standardi janë të zbatueshme kryesisht për:

- simbolet e dhëna nga Shtojca A,
- aranxhimin e zonave të ekranit në përputhje me figurën 1 (organizimi i përgjithshëm i informacionit),
- ngjyrat, kompletet e gërmave,
- informacioni i dëgjueshëm.

Ky standard është i zbatueshëm për aspektet e mëposhtme:

- lexueshmërinë dhe kuptueshmërinë e informacionit të shfaqur: rregullat e përgjithshme në lidhje me paraqitjen e informacionit në ekrane, duke përfshirë madhësinë e gërmës dhe hapësirën;
- përcaktimin e ngjyrave të harmonizuara, simboleve, etj.;
- përcaktimin e parimeve të harmonizuara për ndërfaqen e komandës (nga butonat me shtypje ose prekje): madhësi, simbole, kohë reagimi, etj.;
- arranxhimet e përgjithshme (strukturat e dialogut, sekuencat, filozofia e paraqitjes, filozofia e ngjyrave), simbole, informacion të dëgjueshëm, modalitetet e regjistrimit të të dhënave.

Shënim 3: Nëse ky standard merret me mënyrën se si mund të jepet informacioni për operim dhe në situata të degraduara, ai nuk përcakton rregullat e veprimit dhe situatat e degraduara. Ky standard nuk ka ndonjë kërkesë të sigurisë lidhur me informacionin e shfaqur në formë pamore.

Ky standard specifikon kërkesat minimale dhe nuk parandalon zgjidhje më komplekse. Kërkesat që përshkruajnë funksionet që përdorin ekranin janë jashtë fushëveprimit së këtij standardi. "Ky standard nuk synon të jetë i zbatueshëm për tramvajet, metrotë dhe automjetet e lehta hekurudhore."

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 16186-3:2016

NOW

PUBLISHED
SSH EN 16186-3:2016+A1:2018
60.60 Standard published
4 shk 2019