Kjo pjesë e IEC 60974 është e aplikueshme për burimet e fuqisë për saldimin me hark dhe proceset e bashkuara të projektuara për përdorim industrial dhe profesional, dhe e furniyuar nga një tension që nuk e kalon 1 000 V, e furnizuar me bateri ose e drejtuar nga mjete mekanike. Ky dokument specifikon kërkesat e sigurisë dhe të performancës së burimeve të energjisë së saldimit dhe sistemeve të prerjes me plazmë.
Ky dokument nuk është i aplikueshëm për saldimet me hark të kufizuar dhe burimet e energjisë për prerje të cilat janë të projektuara kryesisht për përdorim nga asistentët në dyqane dhe të projektuara në përputhje me IEC 60974-6.
Ky dokument përfshin kërkesat për burimet e fuqisë së saldimit me bateri dhe paketat e baterive, të cilat janë dhënë në Shtojcën O.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për testimin e burimeve të energjisë gjatë mirëmbajtjes periodike ose pas riparimit.
Ky botim i pestë anulon dhe zëvendëson botimin e katërt botuar në vitin 2012 dhe përbën një rishikim teknik.
Ndryshimet e rëndësishme në lidhje me edicionin e kaluar janë si në vijim:
- përmirësimi i figurës 1 (6.1.1);
- modifikimi i Tabelës 3 (6.1.4);
- përshkrimin e matjeve të efiçencës së energjisë në Shtojcën M;
- përfshirjen e burimeve të furnizimit me energji nga bateri të saldimit në fushëveprim. Prandaj kërkesat përshkruhen në Shtojcën O.
Directives related to this standards.
Direktiva e BE 2014/35 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda disa kufijve të caktuar të tensionit
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN IEC 60974-1:2018/A1:2019
60.60
Standard published
13 gush 2019