Publikuar
1.1.1 Fushëpërdorimi i EN 1995
(1)P EN 1995 përdoret në projektimin e ndërtesave dhe veprave të inxhinierisë civile prej druri (dru solid, i sharruar, i planuar ose në formë trungu, dru i laminuar me ngjitje ose prodhime
strukturore me bazë druri, p.sh. LVL) ose panelesh me bazë druri të nyjëzuar me ngjitës apo me kapëse mekanike. Ai pajtohet me parimet dhe kërkesat për sigurinë dhe shërbyeshmërinë e strukturave dhe me bazat e projektimit dhe verifikimit të dhëna në EN 1990:2002.
(2)P EN 1995 lidhet me kërkesat e strukturave prej druri për rezistencë mekanike, shërbyeshmëri, durueshmëri dhe rezistencë ndaj zjarrit. Kërkesa të tjera, p.sh. të lidhura me izolimin termik ose të zërit, nuk merren parasysh.
(3) EN 1995 ka qëllim të përdoret bashkë me:
EN 1990:2002 Eurokodi – Bazat e projektimit strukturor
EN 1991 “Veprimet mbi strukturat”
EN-të për prodhimet e ndërtimit përkatëse për strukturat prej druri
EN 1998 “Projektimi i strukturave rezistente ndaj tërmetit”, kur strukturat prej druri ndërtohen në rajone sizmike
(4) EN 1995 ndahet në disa pjesë:
EN 1995-1 Të përgjithshme
EN 1995-2 Urat
(5) EN 1995-1 “Të përgjithshme” përmban:
EN 1995-1-1 Të përgjithshme – Rregulla të zakonshme dhe rregulla për ndërtesat
EN 1995-1-2 Rregulla të përgjithshme – Projektimi strukturor ndaj zjarrit
1.1.2 Fushëpërdorimi i EN 1995-2
(1) EN 1995-2 jep rregulla projektimi të përgjithshme për pjesët strukturore të urave, dmth elementë strukturorë me rëndësi për besueshmërinë e gjithë urës ose pjesëve më të mëdha të saj, të bëra me dru ose materiale të tjera me bazë druri, si vetëm me dru ashtu dhe i kompozuar me beton, çelik ose materiale të tjera.
(2) Në EN 1995-2 trajtohen temat vijuese:
Seksioni 1: Të përgjithshme
Seksioni 2: Bazat e projektimit
Seksioni 3: Vetitë e materialit
Seksioni 4: Durueshmëria
Eurokodi 5: Projektimi i strukturave prej druri
Seksioni 5: Bazat e projektimit strukturor
Seksioni 6: Gjendjet kufitare të fundme
Seksioni 7: Gjendjet kufitare të shërbyeshmërisë
Seksioni 8: Bashkimet
Seksioni 9: Detajimi dhe kontrolli strukturor
(3) Seksioni 1 dhe Seksioni 2 mundësojnë gjithashtu çështje shtesë nga ato të dhëna në EN 1990:2002 “Eurokodi: Bazat e projektimit strukturor”.
(4) Përveçse nëse thuhet specifikisht, aplikohet EN 1995-1-1.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
PUBLISHED
SSH EN 1995-2:2004
60.60
Standard published
12 qer 2020