Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat e sigurisë dhe performancës për projektimin, montimin dhe testimin e biçikletave dhe pjesëve të tyre, si dhe parashtron direktiva për udhëzimet e prodhuesit për përdorimin dhe kujdesin ndaj këtyre biçikletave. Ky dokument zbatohet për biçikleta për adoleshentë me lartësi maksimale të shalës 635 mm ose më shumë dhe më pak se 750 mm, për biçikleta për përdorim në qytet dhe te gjitha rruget (trekking), biçikletat për mal (jashtë rruge) dhe biçikletat e garave që kanë një lartësi maksimale të shalës prej 635 mm ose më shumë, duke përfshirë biçikletat që palosen. Ky dokument nuk zbatohet për llojet e specializuara të biçikletave, të tilla si biçikletat e dorëzimit të mallrave, biçikletat që përdoren shtrirë, tandemet, biçikletat BMX dhe biçikletat e projektuara dhe të pajisura për përdorim në aplikime të rënda te tilla si garat e lejuara të konkurimit, marifete, apo manovra ajrore. SHËNIM Për biçikletat me lartësi maksimale të shalës 435 mm ose më pak, shihni rregulloret kombëtare për lodrat me lëvizje dhe me lartësi maksimale të shalës më shumë se 435 mm dhe më pak se 635 mm, shihni ISO 8098.
PUBLISHED
SSH EN ISO 4210-2:2023
60.60
Standard published
19 mar 2024