DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 1999-1-1:2023

Eurokodi 9: Projektimi i strukturave prej alumini - Pjesa 1-1: Rregulla të përgjithshme strukturore

Eurocode 9: Design of aluminium structures - Part 1-1: General structural rules

General information

40.60     10 maj 2024

50.99   

DPS

DPS/KT 250

European Norm

91.010.30     91.080.17  

Scope

1.1.1 Fusha e përdorimit të EN 1999

(1)P EN 1999 përdoret për projektimin e ndërtesave dhe veprave të inxhinierisë civile dhe strukturore prej alumini. Është në pajtueshmëri me parimet dhe kërkesat për sigurinë dhe
shërbyeshmërinë e strukturave, me bazat e projektimit dhe të verifikimit të tyre, të cilat jepen në EN 1990 - Bazat e projektimit strukturor.

(2) EN 1999 merret vetëm me kërkesat për rezistencë, shërbyeshmëri, durueshmëri dhe rezistencë ndaj zjarrit të strukturave prej alumini. Kërkesat e tjera, p.sh. në lidhje me izolimin termik ose akustik, nuk trajtohen.

(3) EN 1999 është menduar të përdoret së bashku me:

─ EN 1990 “Bazat e projektimit strukturor”
─ EN 1991 “Veprimet mbi struktura”
─ Standardet Europiane për produktet e ndërtimit të cilat kanë të bëjnë me strukturat prej alumini
─ prEN 1090-1: Zbatimi i strukturave prej çeliku dhe prej alumini – Pjesa 1: Vlerësimi i përputhshmërisë së komponentëve strukturorë
─ EN 1090-3 : Zbatimi i strukturave prej çeliku dhe prej alumini – Pjesa 3: Kërkesat teknike për strukturat prej alumini.

(4) EN 1999 përbëhet nga pesë pjesë:

EN 1999-1-1 Projektimi i strukturave prej alumini: Rregulla të përgjithshme strukturore
EN 1999-1-2 Projektimi i strukturave prej alumini: Projektimi i strukturave ndaj zjarrit
EN 1999-1-3 Projektimi i strukturave prej alumini: Struktura të ndjeshme ndaj lodhjes
EN 1999-1-4 Projektimi i strukturave prej alumini: Llamarina strukturore të ftohtë-formuara
EN 1999-1-5 Projektimi i strukturave prej alumini: Strukturat guaskë

1.1.2 Fusha e përdorimit të EN 1999-1-1

(1) EN 1999-1-1 jep rregulla bazë projektimi për strukturat prej aliazhesh alumini të farkëtuara dhe udhëzim të kufizuar për aliazhet e derdhura (shih seksionin 3 dhe Aneksin C).

Shënim: Trashësia minimale e materialit mund të përcaktohet në Aneksin Kombëtar. Rekomandohen kufijtë e mëposhtëm - nëse nuk thuhet shprehimisht ndryshe në këtë standard:

- komponentët me trashësi materiali jo më të vogël se 0,6 mm;
- komponentët e salduar me trashësi materiali jo më të vogël se 1,5 mm;
- bashkimet me:
- bulona dhe bokulla çeliku me diametër jo më të vogël se 5 mm;
- bulona dhe bokulla alumini me diametër jo më të vogël se 8 mm;

Eurokodi 9: Projektimi i strukturave prej alumini

• ribatina dhe vidha me diametër jo më të vogël se 4,2 mm.

(2) Temat vijuese trajtohen në EN 1999-1-1:

Seksioni 1: Të përgjithshme
Seksioni 2: Bazat e projektimit
Seksioni 3: Materialet
Seksioni 4: Durueshmëria
Seksioni 5: Analiza strukturore
Seksioni 6: Gjendjet e fundit kufitare për elementët
Seksioni 7: Gjendet kufitare të shërbyeshmërisë
Seksioni 8: Projektimi i nyjave
Aneksi A Klasat e zbatimit
Aneksi B Profil T-ekuivalent në tërheqje
Aneksi C Zgjedhja e materialeve
Aneksi D Korrozioni dhe mbrojta e sipërfaqes
Aneksi E Modele analitike për marrëdhënien sforcim deformim relativ
Aneksi F Sjellja e prerjeve tërthore përtej kufirit elastik
Aneksi G Kapaciteti në rrotullim
Aneksi H Metoda e çernierës plastike për trarët e vazhduar
Aneksi I Humbja e qëndrueshmërisë në përdredhje të trarëve dhe humbja e qëndrueshmërisë në përdredhje ose përdredhje-përkulje e elementëve në shtypje
Aneksi J Veçoritë e prerjeve tërthore
Aneksi K Efektet e pasmbetjes në prerje në projektimin e elementëve
Aneksi L Klasifikimi i bashkimeve
Aneksi M Bashkimet e ngjitura me adezivë

(3) Seksionet 1 deri 2 përmbajnë çështje që u shtohen atyre të dhëna në EN 1990 “Bazat e projektimit strukturor”.
(4) Seksioni 3 merret me veçoritë e materialit të produkteve prej aliazhesh alumini strukturor.
(5) Seksioni 4 jep rregulla të përgjithshme për durueshmërinë.
(6) Seksioni 5 i referohet analizës strukturore të strukturave, në të cilën elementët mund të modelohen me saktësi të mjaftueshme si elementë një-përmasorë për analizë globale.
(7) Seksioni 6 jep rregulla të hollësishme për projektimin e prerjeve tërthore dhe elementëve.
(8) Seksioni 7 jep rregulla për shërbyeshmërinë.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 1999-1-1:2007/AK:2022

PUBLISHED
SSH EN 1999-1-1:2007

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1999-1-1:2023
40.60 Close of voting
10 maj 2024

Related project

Adopted from EN 1999-1-1:2023