DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Qëndrueshmëria e Organeve Kombëtare të Standardizimit (NSB) Beograd 14-15 Qershor 2016

Në kuadër të bashkëpunimit Rajonal në fushën e standardizimit, në datat 14-15.6.2016 në Beograd, u mbajt Konferenca e 5të Ballkanike e Standardizimit me temë: “Qëndrueshmëria e Organeve Kombëtare të Standardizimit (NSB), ku morën pjesë përfaqësues nga NSB e vendeve të rajonit. DPS në këtë takim u përfaqësua nga znj. Kostanca Dedja – Drejtore për cështjet ligjore dhe komunikimin në DPS.

Z. Wim De Kesel - Zv/President i Politikave në Komitetin Europian të Standardeve të fushës së Elektroteknikës (CENELEC) mori pjesë gjithashtu dhe diskutoi mbi rëndësinë e standardeve në zbatimin e legjislacionit dhe politikave të BE-së për funksionimin e Tregut Unik Europian.

Disa nga temat e diskutuara aty ishin:

- Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet NSB-ve dhe autoriteteve publike në vend, eksperiencat e BDS – Bullgarisë, ISME – Malit të Zi, ISS-Serbisë, HZN-Kroacisë;

- Përkthimi i standardeve europiane e ndërkombëtare në gjuhën kombëtare të secilit vend dhe krijimi i databazës së terminologjisë (eksperiancet dhe mundësitë e bashkëpunimit ISRM-Maqedonisë, BAS-Bosnje, ISS;

- Qëndruseshmëria financiare dhe burime financimi shtesë për NSB-të, eksperiencat e SIST – Sllovenisë, ASRO – Rumanisë, ISRM, ISS, BDS – Bullgarisë;

- Pjesëmarrja në projektet e Bashkimit Europian dhe aplikimi për të patur projekte, eksperiencat e DPS, ASRO, ISS dhe projekti “Infrastruktura e Cilësisë në Vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Aktiviteti kishte për qëllim diskutimin aktiv të pjesëmarrësve, shkëmbimin e eksperiencave dhe gjetjen e mundësive për gjenerimin dhe rritjen e të ardhurave të NSB-ve, si dhe nevojën për një bashkëpunim më frutdhënës midis NSB-ve në rajon.

Nga ana jonë u prezantua situata aktuale e DPS-së, financimi dhe burimi/destinacioni i të ardhurave të DPS-së, asistenca teknike e financiare në vite e EU-së në fushën e infrastrukturës së cilësisë (QI) në vend, shndërrimi i funksioneve të aktorëve të QI-së nga të centralizuara në të vecanta për secilën fushë në funksion dhe sic kërkohet nga MSA dhe tregtia e lirë me vendet e rajonit e më gjerë.