DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Roli i shoqërisë në zhvillimin e qyteteve

Dita Botërore e Qyteteve thekson rolin kryesor, që luajnë shoqëritë e zhvilluara në zonat urbane në përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme.

Ngjarjet e vitit 2020 kanë treguar se si tani më shumë se kurrë më parë, kemi nevojë për shoqëri të zhviluara dhe ndërvepruese. Tematika e Ditës Botërore të Qyteteve e këtij viti është "Vlerësimi i shoqërive dhe qyteteve". Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron një tërësi standardesh dhe ka komitete, të cilat punojnë për hartimin e standardeve të reja rreth zhvillimit të qyteteve.

Vlefshmëria e sistemeve shëndetësore në nivel shoqëror është vetëm një ndër sfidat kryesore, që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në përballimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme kryesore janë edhe infrastruktura, furnizimi me energji e ujë, transporti, etj.

Zhvillimi dhe rritja e urbanizimit dhe e popullsisë rrit nevojën për qytete më të mëdha dhe më të qëndrueshme. Komiteti teknik i ISO për shoqëri të qëndrueshme, ISO / TC 268 u krijua duke marrë në konsideratë zhvillimin e qyteteve. Standardi kryesor i komitetit , ISO / TC 268 është ISO 37101, Roli i shoqërisë në zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve - Sistemi i Menaxhimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm - Kërkesat sëbashku me udhëzime për përdorim, siguron një strukturë të përgjithshme për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme.

Standardi mund të ndihmojë zhvillimin e një tërësie fushash, të tilla si përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies, përdorimi i duhur dhe i përgjegjshëm i burimeve dhe arritja e një qeverisje më të mirë.

Standardi ISO 22395 për trajtimin e personave të sëmurë në rast urgjence, standardi ISO 22319 për planifikimin e përfshirjes së vullnetarëve dhe marrëveshjen ndërkombëtare të punës IWA 18 për menaxhimin e shoqërive në moshë pune, ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

Standardi ISO 22371, Siguria dhe qëndrueshmëria - Elasticiteti urban - Kuadri, modeli dhe udhëzimet për strategjinë dhe zbatimin, synon të ndihmojë qeveritë kombëtare dhe lokalitetet të përdorin kapacitetet e tyre për t'u përballur me sfidat e reja, që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe demografike.

Standardi do të përcaktojë një strukturë për zhvillimin e qëndrueshëm në zonat urbane, do të përmirësojë parimet dhe konceptet dhe do të ndihmojë përdoruesit për të identifikuar, zbatuar dhe monitoruar veprimet e duhura për t'i bërë qytetet më të zhvilluara.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al