DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Rritja e besimit tek rezultatet e testeve laboratorike të ushqimeve

Organizata Ndërkombëtare (ISO), sapo ka publikuar serinë e fundit të standardeve ISO 16140, për vlerësimin e metodës laboratorike të ushqimeve.

Testimi për mikroorganizmat në ushqim është një hap thelbësor në procesin e sigurisë ushqimore, sepse nëpërmjet testimit mund të përcaktohet nëse ekzistojnë organizma ose patogjenë të pranishëm, të cilët janë të dëmshëm për ushqimet.

Duke qenë se ekzistojnë metoda të shumta, duhet vërtetuar, se cila nga këto metoda është më efikase se të tjerat, në mënyrë, që të përmbushë rregullat strikte të sigurisë ushqimore dhe ofrimin e sigurisë tek konsumatorët. ISO zotëron një seri standardesh, të hartuara nga ekspertë ndërkombëtarë, për tu marrë konkretisht me pjesën e sigurisë ushqimore, nga të cilat më i fundit sapo është publikuar.

ISO 16140-3, Mikrobiologjia e zinxhirit ushqimor - Vlerësimi i metodës - Pjesa 3: Protokolli për verifikimin e metodave të referencës dhe metodave alternative, të vërtetuara në një laborator të vetëm, siguron procedurat dhe kriteret e pranimit për zbatimin e metodave të testimit laboratorik.

Ky standard është hartuar, për të ndihmuar laboratorët e testimit, të ushqimit të njerëzve dhe ushqimit të kafshëve, prodhuesit e pajisjeve të testimit, autoritetet kompetente dhe operatorët e biznesit të ushqimit të njerëzve dhe ushqimit për kafshë, për të zbatuar metodat mikrobiologjike në laboratorët e tyre.

Seria e standerdeve ISO 16140-3 përfshin dy faza, të cilat janë: ‘Studimi i verifikimit të zbatimit dhe studimi i verifikimit mbi çështjen e ushqimit’, me protokolle të veçantë, për verifikimin e metodave mikrobiologjike cilësore dhe sasiore. Ai gjithashtu, siguron një protokoll informues për verifikimin e metodave të referencës, që nuk janë vërtetuar akoma deri më tani.

Ky standard bashkohet me pjesët e tjera të serisë së standardeve ISO 16140, të cilat ofrojnë protokolle për vërtetimin e metodave të reja dhe alternative. Ky standard i ri përqendrohet kryesisht në procedurën, që duhet të ndjekin laboratorët, për të verifikuar përdorimin e metodave të tyre.

Pjesët e tjera, të serisë së këtyre standardeve ISO 16140 janë:

Seria e standardeve ISO 16140, u hartua nga komiteti teknik ISO ISO / TC 34, Produkte Ushqimore, nënkomiteti SC 9, Mikrobiologjia, sekretariati i të cilit mbahet nga AFNOR, anëtari i ISO për Francën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al