Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar një standard të ri ISO për të ndihmuar në rritjen e besimit të konsumatorit ndaj prodhuesit dhe për të ulur kostot në zinxhirit e furnizimit.
Blerja e produktit është pjesa e fundit e zinxhirëve të furnizimit. Rreth procesit të blerjes konsumatorët kanë disa pyetje: A është produkti siç përshkruhet në etiketë? A i përmbush pritjet për cilësi? Ku u prodhua produkti dhe në çfarë kushtesh?
Standardi ISO 22095 - Zinxhiri i furnizimit - Terminologjia dhe modelet e përgjithshme ofrojnë një metodë të thjeshtë, që funksionon në të gjitha llojet dhe sektorët e biznesit. Standardi i ri ndërkombëtar u lejon përdoruesve të ulin në mënyrë efektive kostot e tyre dhe të trajtojnë një mori çështjesh të shkaktuara nga larmia e zinxhirit të sistemeve të furnizimit.
Kërkesat dhe modelet e tij përcaktohen në mënyrë të pavarur nga sektorët, lëndët e para, produktet dhe çështjet e trajtuara, që nga siguria ushqimore ose integriteti deri te cilësia e produktit. Ky standard ISO ofron një strukturë multi-sektoriale të zbatueshme në të gjithë botën për sistemet ekzistuese të zinxhirëve të furnizimit.
Në planin afatgjatë, standardi do të lehtësojë punën për prodhuesit, furnitorit dhe blerësit duke lejuar sektorë ose aktivitete specifike t'i referohen strukturës së përbashkët të ISO 22095 për çështjet e zinxhirit të furnizimit.
Kryetari i komitetit ISO, Z. Rob Busink, që hartoi standardin për zinxhirin e furnizimit, tha se ky standard ISO u hartua për të trajtuar në mënyrë specifike kërkesën emergjente të tregut për rritjen e transparencës rreth besueshmërisë të produktit. Zinxhiri i furnizimit - Terminologjia dhe modelet e përgjithshme, do të lehtësojnë hyrjen në treg duke siguruar një uniformitet midis kompanive aktive në zinxhirin e furnizimit.
Monitorimi i efektivitetit dhe besueshmërisë së zinxhirit global të sistemeve të furnizimit do të bëhet më transparent. Standardi i ri për zinxhirin e furnizimit rrit transparencën e tregtisë ndërkombëtare dhe zvogëlon barrierat teknike në tregti dhe ul kostot.
Ai është i rëndësishëm për zbatim, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për përfshirjen e vendeve në zhvillim në tregtinë ndërkombëtare.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al