Të nderuar bashkëpunëtorë dhe palë të interesuara,
Standardi shqiptar, SSH EN ISO/IEC 17025:2017 “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të kalibrimit dhe të testimit”, është adoptuar nga Drejtoria jonë nëpërmjet Komitetit Teknik Nr. 1 "Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale" dhe do të publikohet së shpejti i përkthyer jo vetëm me faqen e parë, por me përkthimin e të gjithë tekstit të tij.
Ky standard specifikon kërkesat e përgjithshme për kompetencën, paanshmërinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të laboratorëve. ISO/IEC 17025:2017 është i zbatueshëm për të gjitha organizatat që kryejnë aktivitete laboratorike, pavarësisht nga numri i personelit. Konsumatorët laboratorikë, autoritetet rregullatore, organizatat dhe skemat që përdorin vetë vlerësimin, organet e akreditimit dhe të tjerë përdorin ISO/IEC 17025:2017 në konfirmimin ose njohjen e kompetencës së laboratorëve dhe do t’i vijë në ndihmë laboratorëve të kalibrimit dhe të testimit.
Për më tepër rreth këtij standardi, Ju mund të kërkoni në Katalogun e Standardeve Shqiptare, i disponueshëm në faqen tonë të internetit: www.dps.gov.al, në linkun: http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php, si edhe mund të na vizitoni në zyrat tona: Rruga “Mine Peza”, Nr.143/3, Tiranë.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al