DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Shpresë e re për zhvillim e turizmit mjekësor

Sektori i turizmit mjekësor, gjatë viteve të fundit po zhvillohet me ritme të shpejta. Vitin e kaluar, sipas statistikave për turizmin mjekësor, rreth një çerek milion pacientë udhëtuan jashtë kufijve, vetëm për të kryer një trajtim mjekësor. Standardi ISO 22525, jep shpresë të re për zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili mbulon trajtime mjekësore, duke filluar nga kontrollet e dhëmbëve e deri tek operacionet plastike.

Të ardhurat e turizmit mjekësor kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Në vitin 2019, të ardhurat e realizuara nga turizmi mjekësor ishin në vlerën 44.8 miliardë dollarë. Pandemia e koronavirusit ka për të ndikuar në të ardhurat e turizmit mjekësor, pavarsisht pas kalimit të kësaj periudhe, analistët e turizmit mjekësor parashikojnë rritje të të ardhurave në planin afatgjatë.

Pse ka rritje të të ardhurave nga turizmi mjekësor? Nga të dhënat e librit udhëzues të turizmit mjekësor, raportohet se tregu i turizmit mjekësor është duke u zhvilluar me ritme të shpejta, pasi popullsia, gjithnjë e më shumë kërkon trajtime mjekësore, që janë më të lira, të cilat kryhen në kohë më të shkurtër dhe ofrojnë më shumë zgjedhje, se ku dhe kur do të kryhet trajtimi mjekësor.

Për të kryer një trajtim mjekësor jashtë vendit, pacientët mund të kërkojnë në internet spitalet private, kirurgët, mjekët, trajtimet dhe proceset e shërimit, pa pasur nevojë të këshillohen me agjencitë e udhëtimit ose mjekët vendas.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) njeh rreziqet e këtij sektori dhe po synon të sigurojë hartimin e standardeve ndërkombëtare, të cilat do të shërbejnë për të ofruar procedurat më të mira mjekësore, menaxhimin klinik të rrezikut, sigurinë dhe rezultatet e përmirësuara për pacientët.

Komiteti teknik për turizmin dhe shërbimete tij, ISO / TC 228 ka hartuar një standard të ri, që mbulon kërkesat e shërbimeve të turizmit mjekësor: ISO 22525, Turizmi mjekësor dhe shërbimet - Turizmi mjekësor - Kërkesat për ofrimin e shërbimeve mjekësore.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al