DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Si matet performanca e qyteteve të zgjuara (smart cities)?

Qytetet e zgjuara janë ato qytete në të cilët shpenzohet më pak, cilësia e jetës është më e mirë dhe ku sigurohet një e ardhme më e mirë e brezave që do vijnë.

Por si mund ta tregojmë që po ofrojmë shërbime sa më të qëndrueshme dhe se këto veprime bëjnë diferencën?

Për këtë mund t’i drejtohemi standardit ISO/TS 37151 të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

Standardi ISO/TS 37151 përshkruan 14 kategoritë e nevojave bazë të komunitetit (duke marrë në konsideratë perspektivën e qytetarëve, menaxherëve të qytetit dhe mjedisit), për matjen e performancës së infrastrukturave në qytetet e zgjuara. Këto janë infrastrukturat tipike të komunitetit si: furnizimi me energji, ujë, transporti publik, menaxhimi i mbetjeve, mbeturinat dhe informacioni dhe sistemet e teknologjisë së komunikimit, të cilat janë shërbime thelbësore për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe qetësinë e ripërtëritjen e mëndjes.

Specifikimet e dhëna në standardin ISO/TS 37151 ndihmojnë drejtuesit e qytetit dhe komunitetit në planifikimin dhe matjen e performancës së shërbimeve të ofruara qytetarëve. Gjithashtu, ato ndihmojnë në krahasimin dhe përzgjedhjen e produkteve e shërbimeve të prokuruara me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së komunitetit.

Dr. Yoshiaki Ichikaëa, kryetar i nënkomitetit që hartoi standardin (ISO/TC 268/SC 1), tha se “Para se të fillonin punën për hartimin e standardit, ata vlerësuan me kujdes proceset ekzistuese dhe metodologjinë e përdorur për monitorimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara tek qytetarët, të cilat rezultuan se:

Në këto kushte, ishte mëse e qartë se nevojiteshin metodologji të harmonizuara në nivel global, të hartuara dhe të miratuara me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare të ISO-s, të cilët bënë të mundur miratimin e standardit ISO/TS 37151”.

Kujt i drejtohet dhe kush duhet ta përdorë këtë Standard?

Ky dokument i drejtohet drejtuesve të komunitetit – kryetarëve dhe administratës së bashkive e komunave, zyrtarëve të zgjedhur të qytetit/fshatit, operatorëve dhe pronarëve të infrastrukturës, agjencive të zhvillimit dhe investitorëve.

Si mund ta gjejmë standardin?

Për të gjithë ata që janë të interesuar për ta patur këtë standard mund të kontaktojnë me tel: + 355 (04) 222 62 55, e-mail: info@dps.gov.al ose shikojnë në Katalogun e Standardeve Shqiptare 2015 që gjendet edhe online në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit www.dps.gov.al.

Mund të na kontaktoni gjithashtu në zyrat tona në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Mine Peza" Nr. 143/3

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri