DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Si standardet i mbrojnë dhe i shërbejnë konsumatorëve

Standardet kanë ndikim pozitiv mbi një gamë gjithnjë e më të gjerë të mallrave të konsumit dhe shërbimeve ndaj konsumatorit. Ato shpesh përcaktojnë karakteristikat e një produkti apo shërbimi, si dhe mënyra për të matur apo testuar ato.

Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit kanë për qëllim të ndikojnë në përmirësimin karakteristikat e produkteve dhe shërbimeve në mënyrë që ato të kenë nivele më të larta të:

• Cilësisë dhe besueshmërisë;

• Mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit;

• Përputhshmërisë mes produkteve;

• Vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve;

• Mundësisë më të madhe në zgjedhjen e mallrave dhe shërbimeve;

• Informimit me transparencë të produkteve;

• Konkurrencës më të drejtë dhe çmime më të ulëta për konsumatorët;

• Përshtatshmërisë së produkteve edhe për atë pjesë të popullsisë (fëmijë, të moshuar);

• Mbrojtjes së mjedisit.

DPS i vjen në ndihmë konsumatorëve nëpërmjet standardit SSH ISO 22003-2:2022 “Siguria ushqimore - Pjesa 2: Kërkesat për organet, që ofrojnë vlerësimin dhe çertifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, duke përfshirë auditimin e sistemit të sigurisë ushqimore”

Standardi SSH ISO 22003-2:2022 specifikon rregullat e zbatueshme për auditimin e një sistemi të sigurisë ushqimore (FSS) dhe certifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, që përputhen me kërkesat e programi të certifikimit, i cili bazohet në standardet ndërkombëtare për sigurinë ushqimore (p.sh. codex alimentarius) dhe përfshin gjithashtu elemente të sistemit të menaxhimit.