__Nëntor 2015__
Standardet Ndërkombëtare kanë ndikim pozitiv mbi një gamë gjithnjë e më të gjerë të mallrave të konsumit dhe shërbimeve ndaj konsumatorit.
Kështu mund të përmendim se një ndërveprim i frytshëm me interesat e konsumatorit të marra në konsideratë gjatë hartimit të standardeve që fillojnë nga standardet për prodhimin e biçikletave, karrocave të bebeve dhe kartave të bankave tek fushat me të reja si standardet mbi sigurinë e produkteve të konsumatorit, mbi shërbimet në rrjet, mbi ri-përdorimin e produkteve dhe mbi tregtinë ndër-kufitare të mallrave të dorës së dytë.
Standardet shpesh përcaktojne karakteristikat e një produkti apo shërbimi, si dhe mënyra për të matur apo testuar ato. Përfaqësuesit e konsumatorit kanë për qëllim të ndikojnë në këto karakteristika në menyrë që produktet dhe shërbimet të kenë nivele më të larta të:
Cilësisë dhe besueshmërisë;
Mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit;
Përputhshmërisë mes produkteve;
Vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve;
Mundësisë më të madhe në zgjedhjen e mallrave dhe shërbimeve;
Informimit me transparencë të produkteve;
Konkurrencës më të drejtë dhe çmime më të ulëta për konsumatorët;
Përshtatshmërisë së produkteve edhe për atë pjesë të popullsisë (fëmijë, të moshuar);
Mbrojtjes së mjedisit.
Kur përfaqësuesit e konsumatorit marrin pjesë në hartimin e standardeve, ata janë në gjendje të kontribuojnë dhe të ofrojnë perspektiva të vlefshme. Ata mund të japin të dhëna mbi aspekte të sigurisë dhe sigurojnë se këto janë zgjidhur drejt, japim shembuj se si produktet dhe shërbimet po përdoren aktualisht (ose keqpërdoren) në praktikë dhe japin këshilla në çështjet e komunikimit.
Programi i standardizimit të ISO, falë edhe kontributit të konsumatorëve, ka shkuar përtej standardeve të produkteve tradicionale, duke përfshirë edhe problemet sociale të tilla si mjedisi, përgjëgjësia sociale dhe standardizimin e shërbimeve.