DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Si ta ndihmojmë botën që të mos ketë më emëtime të gazit serë

Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjitikës për konsumimin e energjisë në botë, pandemia COVID-19 do të ndikojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serë. Më poshtë janë dhënë tre mënyra kryesore si mund të reduktohet emëtimi i gazit serë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), Strategjia e konsumit të energjisë për vitin 2020 ka si qëllim "Nivelin zero në rang global të emëtimit të gazit serë deri në vitin 2050, për të cilin duhen kryer një sërë veprimesh shtesë në dhjetë vitet e ardhshme. Qeveritë, kompanitë energjitike, investitorët dhe qytetarët duhet të kontribojnë për të pasur një botë pa emëtime të gazit serë".

Standardet Ndërkombëtare janë dokumenta strategjike, të cilat i ndihmojnë të gjithë të kontribuojnë në një botë pa emëtime të gazit serë dhe për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

Më poshtë jepen disa mënyra për të reduktuar emëtimet e gazit serë.

Seria e standardeve ISO 1406 i ndihmon organizatat me ofrimin e metodave të llogaritjes së emëtimit të karbonit. Standardi ISO 14064-1, Gazrat serë - Pjesa 1: Specifikime me udhëzime për organizatat në lidhje me mënyrat e vlerësimit dhe raportimit të emetimeve dhe reduktimeve të emëtimit të gazeve serë. Mënyrat e vlerësimit i ndihmojnë organizatat të përcaktojnë sasinë e emëtimeve të gazrave serë.

Lloji i transportit, që përdoret për të udhëtuar nga destinacionin A në B mund të luajë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e emëtimeve të gazit serë. Standardi ISO 37161, Infrastruktura e komunitetit inteligjent - Udhëzime për transportin inteligjent në kursimin e energjisë për shërbimet e transportit, ofron udhëzime për organizatat e transportit, qeveritë lokale dhe kombëtare dhe çdo pjesmarrrës tjetër në industri për mënyrën, se si mund të reduktohet energjia e përdorur në transportin e pasagjerëve, shërbimet e transportit dhe postës. Standardi ofron metoda të kursimit të energjisë, që mund të mund të zbatohen nga organizatat e transportit.

Në ndërtesa harxhohet një pjesë e konsiderueshme të konsumit të energjisë në botë. Reduktimi dhe përdorimi me efikasiteti i energjisë mund të ketë një ndikim të madh në emetimet totale të gazit serë. Seria e standardeve ISO 52000 ofron një metodë gjithëpërfshirëse për vlerësimin e performancës të energjisë, si energji totale primare e përdorur për ngrohje, ftohje, ndriçim, ventilim dhe ujë të ngrohtë për përdorim shtëpiak në ndërtesa. Ai ofron metodë për konsum energjie me harxhim karboni të ulët për përdorim në ndërtesa dhe mbështet teknologji me qasje të reja për hartimin dhe menaxhimin e ndërtesave.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al